Pas një jave me reshje shiu intensive, kjo e hënë ka nisur me temperatura të ulëta që kanë sjellë për pasojë edhe ngrica në segmentet rrugore.

Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv tha se ngricat do të jenë edhe nesër prezente veçanërisht në zonat malore.

"Si pasojë e temperaturave të ulëta edhe nesër do të kemi prezencë të ngricave.Temperaturat minimale dhe maksimale në bregdet do të shënojnë vlerën 2/10 gradë celcius; në zonar e ulëta -2/10 gradë celcius dhe në zonat malore -10/4 gradë celcius”, tha Gjoni teksa theksoi se ngricat mbeten problematike në veri, lindje, verilindje dhe juglindje.

Ndërkohë të ditën e enjte do të kemi sërish rikthimin e reshjeve të shiut edhe pse do të jenë të dobëta dhe lokale.

“Në zonat malore dita nuk kalon mbi zero gradë celcius. Nesër në zonat e ulëta-ku përfshihet edhe kryeqyteti temperaturat minimale do të shënojnë vlerën -2 gradë celcius”, shtoi Gjoni.

Në fund ajo shtoi se temperaturat në janar dhe shkurt të këtij viti do të jenë 1-2 gradë celcius në krahasim me ata të dy viteve më parë.