Tirana është përfshirë gjatë ditëve të fundit nga moti i ftohtë i karakterizuar nga temperatura mjaft të ulëta. Nisur nga kjo situatë, Ujësjellësi i Tiranës ka njoftuar qytetarët të marrin masa për mbrojtjen e sistemit të brendshëm ujësjellës.
Qytetarët që jetojnë në katet përdhese këshillohen që të mbulojnë ose të izolojnë tubacionet kur janë të ekspozuara me ambientin e jashtëm, për të siguruar një mbrojtje optimale.
UKT i bën thirrje qytetarëve që për çdo problematikë të kontaktojnë në numrin e telefonit 08004488 ose të drejtohen në të gjitha pikat e tij pranë zonave të tyre të banimit.
"Një njoftim i rëndësishëm për qytetarët e Tiranës!! Temperaturat sa vijnë e po ulen çdo ditë e më shumë, ndaj marrja e disa masave parandaluese, na mbron përgjatë çdo vështirësie në familjet tona!
Ne duam tju japim disa këshilla, se si të kaloni sa më lehtë këto ditë të ftohta dimri! UKT sugjeron për mbrojtjen e sistemit të brendshëm të rrjetit ujësjellës dhe ruajten e matësave të ujit, që:
Të tregojmë kujdes dhe kontroll ndaj tubacioneve/instalimeve brenda pronës tuaj, përfshirë këtu edhe ujëmatësit. (Të brendshëm ose të jashtëm), për shkak të kushteve atmosferike!
Në katet përdhese, ku tubacionet janë më të ekspozuara me ambientin jashtë dhe rrjedhjet janë më potenciale, lutemi të mbuloni apo izoloni ato, për një mbrojtje optimale! Ne jemi në gatishmërinë tuaj, çdo ditë, në çdo orë! Ju lutem sinjalizohuni për çdo problematikë në numrin tonë 08004488 dhe në "Pikat UKT" pranë zonave tuaja të banimit. Së bashku përgjatë çdo vështirësie", thuhet në njoftim.
Lajmi kryesor:
VIDEOLAJM/ Temperaturat nën zero prekin edhe Pogradecin, 'ngrin' furgoni! Pamje spektakolare në shëtitore e lokale
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4394
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…
25 Dhjetor, 20:56
-
Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë
25 Dhjetor, 20:04
-
E rëndë në Kamëz, 55-vjeçari bie teksa punonte në pallatin në ndërtim, përfundon në spital! Hetime për shkaqet dhe kushtet e sigurisë
25 Dhjetor, 16:00
-
Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat
25 Dhjetor, 14:55
-
Stadiumi i ri 'Selman Stërmasi', në janar pritet prezantimi i projektit! Korporata Investimeve Shqiptare: Transformim për Tiranën
25 Dhjetor, 12:11
-
Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë
25 Dhjetor, 10:17
-
Sondazhi i Report Tv/ PS fiton Tiranën me 18 mandate, PD 11! 8 deputetë nga partitë e reja! Në Durrës socialistët fitore të thellë, marrin dhe Dibrën e Lezhën! Garë e fortë në Shkodër
25 Dhjetor, 07:51
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Magjia e Krishtlindjeve, qindra qytetarë shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'! Veliaj: Kemi transformuar Tiranën
24 Dhjetor, 19:35
-
Vigjilja e Krishtlindjeve sjell trafik të rënduar në Tiranë e Vlorë, dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të kryeqytetit (VIDEO)
24 Dhjetor, 18:01
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Trafiku i rënduar, Report Tv sjell pamjet me dron, dyndje mjetesh në rrugët kryesore të Tiranës
24 Dhjetor, 16:19