VIDEOLAJM/ Temperaturat nën zero prekin edhe Pogradecin, 'ngrin' furgoni! Pamje spektakolare në shëtitore e lokale

 Pogradeci është tërësisht i ngrirë për shkak të temeperaturave të ulëta që kanë prekur vendin. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report Tv, liqeni i Pogradecit, madje edhe mjetet janë tërësisht të ngrira.


Lajmi kryesor:

Temperaturat nën 0, në Vlorë vijon pezullimi i lundrimit! Në aksin Kukës-Shishtavec kërkohet pajisja me zinxhirë për makinat! Rama: Kini kujdes


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:31
Temperaturat nën zero gradë në Tiranë, UKT thirrje qytetarëve: Ja masat që duhet të merrni për të mbrojtur tubacionet

 Tirana është përfshirë gjatë ditëve të fundit nga moti i ftohtë i karakterizuar nga temperatura mjaft të ulëta. Nisur nga kjo situatë, Ujësjellësi i Tiranës ka njoftuar qytetarët të marrin masa për mbrojtjen e sistemit të brendshëm ujësjellës.

Qytetarët që jetojnë në katet përdhese këshillohen që të mbulojnë ose të izolojnë tubacionet kur janë të ekspozuara me ambientin e jashtëm, për të siguruar një mbrojtje optimale.

UKT i bën thirrje qytetarëve që për çdo problematikë të kontaktojnë në numrin e telefonit 08004488 ose të drejtohen në të gjitha pikat e tij pranë zonave të tyre të banimit.

"Një njoftim i rëndësishëm për qytetarët e Tiranës!! Temperaturat sa vijnë e po ulen çdo ditë e më shumë, ndaj marrja e disa masave parandaluese, na mbron përgjatë çdo vështirësie në familjet tona! 
Ne duam tju japim disa këshilla, se si të kaloni sa më lehtë këto ditë të ftohta dimri!  UKT sugjeron për mbrojtjen e sistemit të brendshëm të rrjetit ujësjellës dhe ruajten e matësave të ujit, që:
Të tregojmë kujdes dhe kontroll ndaj tubacioneve/instalimeve brenda pronës tuaj, përfshirë këtu edhe ujëmatësit. (Të brendshëm ose të jashtëm), për shkak të kushteve atmosferike! 
Në katet përdhese, ku tubacionet janë më të ekspozuara me ambientin jashtë dhe rrjedhjet janë më potenciale, lutemi të mbuloni apo izoloni ato, për një mbrojtje optimale!  Ne jemi në gatishmërinë tuaj, çdo ditë, në çdo orë! Ju lutem sinjalizohuni për çdo problematikë në numrin tonë 08004488 dhe në "Pikat UKT" pranë zonave tuaja të banimit. Së bashku përgjatë çdo vështirësie", thuhet në njoftim. 

G.MO/B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm