Ankoheni nga vera e nxehtë? Nuk po e përballoni dot! Si do që të jetë eksperienca juaj mos u ankoni sepse njerëzit në Iran po “shtrihen” nga i nxehti.
Duke marrë parasysh lagështinë dhe faktorë të tjerë, njerëzit në Iran po përballen me kushte atmosferike sikur të ishte temperatura 73 gradë celsius.
Autoritetet vendase kanë marrë masat e nevojshme duke i lënë qytetarët pushim për një periudhë 4 ditore për të evituar ekspozimin e tyre në diell.
Përveç Iranit edhe Turqia po përballet me temperatura të larta. Mersin për shkak të pranisë së lartë të lagështirës në ajër herë pas here krijohet mjegull e cila ndikoi negativisht në jetën e banorëve.
Zyrtarë në këtë rajon kanë dhënë leje në datat 6-7 për gratë shtatzëna, të sëmurit kronikë dhe personat me aftësi të kufizuar të cilët punojnë në institucione të ndryshme vendore dhe shtetërore.
Shumë njerëz për t’i ikur të nxehtit kanë lënë qytetin për të shkuar në destinacione më të freskëta, ndërkohë ata që kanë qenë të detyruar të rrinë në qytet janë munduar të mos dalin në rrugë.
Nga ana tjetër asfalti i rrugëve të mbetura bosh të Mersinit vende-vende janë shkrirë nga temperaturat e larta. Ndërkohë temperaturat e larta pritet të zgjasin deri në fundjavë.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Duke marrë parasysh lagështinë dhe faktorë të tjerë, njerëzit në Iran po përballen me kushte atmosferike sikur të ishte temperatura 73 gradë celsius.
Autoritetet vendase kanë marrë masat e nevojshme duke i lënë qytetarët pushim për një periudhë 4 ditore për të evituar ekspozimin e tyre në diell.
Përveç Iranit edhe Turqia po përballet me temperatura të larta. Mersin për shkak të pranisë së lartë të lagështirës në ajër herë pas here krijohet mjegull e cila ndikoi negativisht në jetën e banorëve.
Zyrtarë në këtë rajon kanë dhënë leje në datat 6-7 për gratë shtatzëna, të sëmurit kronikë dhe personat me aftësi të kufizuar të cilët punojnë në institucione të ndryshme vendore dhe shtetërore.Shumë njerëz për t’i ikur të nxehtit kanë lënë qytetin për të shkuar në destinacione më të freskëta, ndërkohë ata që kanë qenë të detyruar të rrinë në qytet janë munduar të mos dalin në rrugë.