Nga temperaturat 41°C te reshjet e shiut, parashikimi i motit për ditën e sotme

Nga temperaturat 41°C te reshjet e shiut, parashikimi i motit për ditën e sotme

Foto ilustruese

Deri në orët e mesditës mbetemi me kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat malore. Por parashikohet që orët vijuese t’i bëjnë vranësirat të dukshme në të gjithë Shqipërinë duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara kryesisht në Veri te territorit.

Temperaturat e ajrit do te rriten në mëngjes dhe në mesdite duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 41°C. Era do te fryje mesatarisht me shpejtesi 50 km/h nga drejtimi Jugor Jugperendimor duke krijuar ne det dallgëzim mbi 4 balle.

Rajoni dhe Europa: Pjesa me e madhe e Rajonit  te Ballkanit dhe Qendra e kontinentit do te jene me mot te paqendrueshem. Gjithashtu Europa Veriore dhe Lindore do te jene ne dominimin e vranesirave te cilat do te gjenerojne reshje te shoqeruara me mini stuhi ere. Ndërsa Brigjet e Egjeut dhe Gadishulli Iberik do te jene nen ndikimin e motit te kthjellet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë