Kjo e hënë ka nisur me një rënie të temperaturave. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv tha se përveç temperaturave të ulëta në disa qarqe do të ketë edhe reshje të dobëta shiu.
“Jemi prekur nga një rënie të temperaturave pasi ndodhemi nën ndikimin e një mase të ftohtë polare. Nesër do të kemi disa reshje të dobëta shiu në disa qarqe. Ndërkohë të mërkurën dhe të enjten nuk do të kemi reshje”, tha Gjoni.
Ndër të tjera ajo theksoi se rënia e temperaturave në natën e ndërrimit të viteve (31 dhjetor dhe 1 janar) do të sjellin edhe ngrica.
Temperatuarat parashikohen:
Në zonat bregedetare 4/11 gradë celcius;
Në zonat e ulëta 0/10 gradë celcius;
Në zonat makore -1/7 gradë celcius.
Ndërkohë do të jetë e premtja ajo që do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave.
Sa i përket reshjeve të dëborës Gjoni nënvizoi se do të jenë të dobëta në veri, verilindje dhe juglindje të vendit.
Komente












