Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në kuadër të meagoperacionit mbarëkombëtar të koduar ‘Tempulli 2’.
Adoleshenti banues në Durrës u kap nga shërbimet e policisë dhe sipas njoftimit gjatë kontrollit fizik dhe çantës së tij, iu gjetën dhe sekuestruan 4000 fara të dyshuara narkotike kanabisi.
Ai u vu në pranga nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, pasi u siguruan informacione nga inteligjenca policore për një shtetas që transportonte fara kanabisi, me qëllim shitjen.