Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për 2 prej personave të arrestuar në Vlorë në kuadër të megaoperacionit Tempulli. Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën nga ‘arrest shtëpie’ në detyrim paraqitjeje’ për Emisa Bajrami dhe Julian Shabani.
Ndërkohë, Apeli ka lënë të pandryshuar masën për 16 persona të tjerë, ku 3 prej tyre janë në ‘arrest shtëpie’ dhe 13 janë lënë në burg ashtu siç ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë.
Në kuadër të megaoperacionit të nisur prej 14 shtatorit 2023 deri tani janë arrestuar rreth 240 persona në mbarë vendin për shpërndarje drogash pranë shkollave dhe lokaleve të frekuentuara nga të rinjtë. 23 grupe kriminale u shkatërruan në megaoperacioni i zhvilluar në 5 qarqe të ndryshme të vendit, Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Elbasan.
Gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.
Masat e sigurisë
- Marjano Latifaj (arrest me burg)
- Meridio Beluli (arrest me burg)
- Qamil Veshaj (arrest me burg)
- Manuel Veshaj (arrest me burg)
- Bledar Bajrami (arrest me burg)
- Emisa Bajrami (detyrim paraqitjeje)
- Ilir Beja (arrest me burg)
- Ariselda Delibashi (arrest në shtëpi)
- Gabriele Paskali (arrest me burg)
- Albano Shabani (arrest me burg)
- Shkëlqim Bakaj (arrest në shtëpi)
- Aleksandro Alikaj (arrest me burg)
- Fatmir Alikaj (arrest në shtëpi)
- Rael Hoxhaj (arrest me burg)
- Dashamir Dahri (arrest me burg)
- Eriselda Zekaj (arrest me burg)
- Nikola Bledar Selimaj (arrest me burg)
- Julian Shabani (detyrim paraqitjeje)