Ish kryeministri Sali Berisha thotë se mega-operacioni i policisë për arrestimin e shpërndarësve të drogës është blof, pasi nuk u prekën kokat e grupeve të trafikimit të lëndëve narkotike. Ai akuzoi se mes të arrestuarve ishte edhe shoferi i shefit të komisariatit të Librazhdit që u lirua sipas tij, me urdhër të ministrit Balla.
“Dënoj lirimin nga Taulant Balla të shoferit të shefit të komisariatit të Librazhdit, i cili i arrestua si trafikant droge bashkë me kushëririn e tij.
Policia në komunikatën e vet nuk njoftoi se është shofer i shefit të komisariatit Skuraj, se drogën ai e bënte për llogari të shefit të komisariatit.
Kushëriri i tij ishte po ashtu punëtor që punonte për Skurajn.
Lirimi i tyre tregon se çfarë bllof-operaiconi është ky. Asnjë nga baronët e drogës nuk janë cenuar aspak. ata 200 mund të jenë 15. Nuk janë të zotë të shpallin listën e emrave të arrestuar, siç e kanë detyrim.
Lajmi kryesor:
Shisnin drogë afër shkollave, ja EMRAT e 90 të arrestuarve në Tiranë! 'Eri' e 'Kristi' dy të infiltruarit që futën në kurth shpërndarësit e drogës
