‘Tempulli’/ Konsumoi tullumbace me azot, 15-vjeçari përfundon në spital! Zbulohet lokali i drogës në Fier, ‘kamuflazh’ me lojëra! 3 në pranga

FIER- Tre persona u arrestuan nga policia pasi shisnin tullumbace me azot në një dyqan pranë një shkolle në Fier që e kishin kamufluar si lojëra me kompjuter. Ambienti në fjalë nuk ofron aspak lojëra kompjuteri për fëmijë. Brenda ishte një bazë e frikshme e përdorimit të lëndëve të rrezikshme për shëndetin, siç është trendi i tullumbaceve me oksid azoti, që autoritetet në Shqipëri po përpiqen ta ndalojnë me ligj.

Gëzim Xeba 60 vjeç, Romeo Xeba 27 vjeç dhe Elios Lame 24 vjeçar, të tre banues në Fier, në lokalin me veprimtari të paligjshme, pranë një shkolle, u ofronin nxënësve tullumbacet me gaz. Vetë, pinin hapur në sy të klientëve të tjerë, kanabis, si të ishte një cigare e zakonshme, në dhoma të përshtatura për këtë qëllim, në katin e parë të lokalit.

Të tre, u arrestuan, ndërsa lokali i përdorimit të drogës, i kamufluar si lojëra fëmijësh e adoleshentësh, u bllokua. Aty policia u gjeti një bombol me 50 litra azot, kanabis sativa të ndarë në doza, një mjet grirës për të, 250 tollumbave që shërbenin për t’i mbushur me Azot dhe një pajisje për konsumimin e lëndës narkotike në formë tymi.

Si pasojë e konsumimit të tullumbaceve me gaz, një 15-vjeçar ka shkuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka dyshime se të arrestuarit prej disa muajsh, iu kanë shitur adoleshentëve, tullumbace me lëndë të rrezikshme kundrejt vlerës 350 lekë.

Operacioni Tempulli vijoi edhe në Mat, aty ky efektivët arrestuan 2 persona për shitjen e drogës përreth shkollave në qytetin e Burrelit Xhesildo Canameti24 vjeç  dhe Erald Kola 31 vjeç, i dënuar më parë për falsifikim të monedhave' u kapën në dy vende të ndryshme të Burrelit, me drogë, njëri në qese, tjetri të ambalazhuar në dy kavanoza qelqi, gati për ta shitur pranë shkollave.

“Çdo ditë, pranë çdo shkolle dhe në komunitet Policia e Shtetit është vigjilente për të ndjekur këmba-këmbës dhe ndaluar keqbërësit/shpërndarësit e lëndëve narkotike dhe psikotrope”, shkruan në një reagim ministri i Brendshëm Taulant Balla duke përshëndetur dy operacionet e fundit të policisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:10
‘Tempulli’/ Shisnin drogë në shkollat e Burrelit, arrestohen 2 të rinjtë! Sekuestrohet kanabis

Një tjetër rast i shpërndarjes së drogave në afërsi të shkollave është goditur nga Policia, ndërsa kësaj here bëhet fjalë për në qytetin e Burrelit. Dy të rinj janë vënë në pranga pasi ishin bashkëpunëtorë në sigurimin dhe shitjen e kanabisit te nxënësit në shkollat e Burrelit.

Bëhet fjalë për Xhesildo Canameti, 24 vjeç, si edhe Erald Kolën, 31 vjeç. Ky i fundit rezulton i dënuar më parë për veprën penale 'Falsifikimi i monedhave'.

Dy të rinjtë u kapën në dy vende të ndryshme të qytetit të Burrelit, ku 24-vjeçarit, iu gjet e fshehur në mjetin e tij një sasi lënde narkotike e ndarë në qese, ndërsa 31-vjeçarit, iu gjet e fshehur brenda një ndërtese të vjetër një sasi tjetër lënde narkotike, të cilën e kishte ambalazhuar në dy kavanoza qelqi.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për  identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

1696661671_mat.jpg

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë