Në ditën e 105-të të tubimit në Tiranë, kur pretendohej se në shesh ndodheshin edhe shqiptarë të diasporës, protestuesit janë përçarë sërish në dy grupime.

Ende pa përfunduar fjalimet para godinës së Kryeministrisë, një grup me thirrjet ‘mosbindje civile’ u shkëput dhe nisi bllokimin e rrugëve të Tiranës.

Ata u ulën përkohësisht në rrugën e Unazës së Vogël të Tiranës, pranë urës së Lanës, duke sjellë kësisoj trafik të rënduar automjetesh në një pjesë të kryeqytetit.

Marrë shkas nga situata e krijuar, efektivët e Policisë u ka bërë thirrje protestuesve që të lirojnë rrugët, në mënyrë që qarkullimi i mjeteve t'i kthehet normalitetit.

Ndërkohë më herët mbrëmjen e sotme, një incident ka ndodhur në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku një autoambulancë është bllokuar mes protestuesve, një pjesë e të cilëve tentuan t’i bllokojnë rrugën. Pas pak minutash, autoambulanca arriti të kalojë.

R.Xh/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
1.0 / 5 (1 vlerësim)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56

    Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?