‘Tempulli’/ Shisnin drogë në zona të ndryshme të qytetit të Fierit, 2 në pranga, 1 në hetim

FIER- Dy persona janë vënë në pranga dhe një tjetër nën hetim pasi dyshohet se shisnin drogë në zona të ndryshme të qytetit të Fierit. Redon Laze, 29 vjeç, dhe Marinel Serjanaj, 31 vjeç, janë arrestuar në kuadër të operacionit ‘Tempulli’.

29-vjeçari  Redon Laze kishte me vete dhe në banesë, 20 doza të lëndës narkotike kokainë, të gatshme për shitje dhe 1 peshore elektronike;

Ndërkohë, në makinën me të cilën po udhëtonte 31-vjeçari bashkë me A. M., 33 vjeç, të vënë në hetim, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, të gatshme për shitje. Gjithashtu, 31-vjeçarit iu gjet një kartëmonedhë euro, e dyshuar e falsifikuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin kërkon falje për 'incidentin tragjik' me avionin e Azerbajxhanit

Putin kërkon falje për 'incidentin tragjik' me avionin e Azerbajxhanit