‘Tempulli’/ Shisnin kanabis pranë shkollave, 2 të arrestuar në Fier (VIDEO)

FIER-  Dy të rinj, njëri prej tyre i mitur, kanë rënë në pranga pasi  janë arrestuar në tentativë për ta shitur drogën në afërsi të një gjimnazi në Fier.

Arrestimi i tyre është në bërë në kuadër të vijimit të operacionit Tempulli’ që çoi rreth 240 persona në pranga në disa qytete të vendit, pasi shisnin drogë në afërsi të shkollave ose në ambiente që frekuentoheshin nga të rinjtë.  

Në pranga janë vënë 18-vjeçari J. H., dhe një 15-vjeçar të dy banues në Fier. Këta shtetas u kapën në flagrancë, me disa doza cannabisi, gjatë tentativës për t’i shitur ato, në afërsi të një gjimnazi në qytetin e Fierit. Policia gjeti dhe sekuestroi 3 qese me lëndë narkotike cannabis sativa (në formë boçeje) me peshë 830 gramë.

15-vjeçari është proceduar disa herë më parë, në gjendje të lirë, për shkak të moshës, për të njëjtën veprimtari kriminale. Sipas policisë, 15-vjeçari është përdorur më parë për të kryer këtë veprimtari kriminale, nga 26-vjeçari Emruha Morina, banues në Fier, i arrestuar më datë 19.08.2023, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.


Lajmi kryesor:

Operacioni ‘Tempulli’/ Shisnin drogë në afërsi të shkollave, arrestohen 4 persona në Poliçan, Fier dhe Durrës


SI.E./M.T/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!