TIRANE-Partia Demokratike përmes zëdhënëses Ina Zhupa akuzoi sot kryetarin e Bashkisë së Tiranës për tenderin për veshjet e policëve. Ajo u shpreh se Bashkia e Tiranës ka shpallur fituese të tenderit 100 milionë lekë për uniformat e policëve bashkiakë, një kompani që kishte detyrime tatimore të papaguara dhe me vetëm 1 punëtor.
Bashkia e Erjon Veliajt është një nga institucionet ku korrupsioni është mënyra e vetme që funksionon për punët publike dhe shërbimet e tjera. Tenderi 100 milion lekë për veshjet e policëve bashkiakë është një rast flagrant ku korrupsioni dhe shkelja e ligjit bëhet aq hapur sa çdo qytetar e kupton, mjafton të shohë dokumentet që ne disponojmë. Vjedhje më të hapur se kjo nuk ka sepse në bashkinë e Veliaj tenderet janë në interes të xhepit të Veliajt. Nëse do të kishte Prokurori, Erion Veliaj dhe ata që e zbatuan tenderin sot duhej të ishin në burg për tenderin 100 milionë lekë!
Ina Zhupa
Por Bashkia e Tiranës ka reaguar menjëherë duke hedhur poshtë si të pavërteta deklaratat e bëra nga Partia Demokratike. Bashkia e Tiranës sqaron se kur është bërë tenderi të cilit i referohet Partia Demokratike në deklaratën e saj, kompania në fjalë ka rezultuar pa detyrime në tatime. Gjithmonë sipas bashkisë së Tiranës këtë e vërteton edhe vërtetimi që kjo kompani ka dorëzuar së bashku me dokumentet e tenderit.
Dokumenti i publikuar nga Bashkia e Tiranes
I mbaruan brisqet burrat e Tirones per Lali Erin...e tani kane filluar femrat me mar makinat e rrojes...mire PD
Përgjigju