‘Tendera korruptiv në Bashkinë Tropojë’, Bardhi tek Komisioni i Ligjeve: SPAK të veprojë, Këshilli i Ministrave të shkarkojë Rexh Byberin
Kryetari i Grupit Parlamentare të PD-së, Gazment Bardhi
Kryetari i Grupit Parlamentare të PD-së, Gazment Bardhi, kritikoi punën e Komisionerit të Prokurimit Publik, duke theksuar se ka lejuar krijimin e skemave "5D" si në Bashkinë e Tiranës dhe në bashkitë e tjera të vendit.
Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve, Bardhi u ndal tek Bashkia e Tropojës, ku tha se janë dhënë tendera nga kryetari i Bashkisë Rexh Byberi për të afërmit e tij.
Ai tha se i janë dhënë tendera kompanisë së djalit të xhaxhait të kryebashkiakut, edhe pse sipas tij kishte ofertën më të lartë.
"Kryeatari i Bashkisë Tropojë i jep tenderat djalit të xhaxhait. Janë dy kompani në emër të kushëririt të tij dhe vetëm në 3 vite i ka dhënë më shumë se 4.7 milionë euro. Kontrata për ndërtimin e tregut të bagëtive dhe sot nuk ekziston ai treg. Po ashtu, ka përfituar edhe 3 procedura të tjera tërësisht korruptive dhe në konflikt interesi. Tre janë ankimuar tek ju dhe ju keni shpallur fitues djalin e xhaxhait të tij edhe pse kishte ofertën më të lartë. Ka edhe kontratë tjetër për ndërtimin e rrugëve. Gjashtë konkurrent në garë, pesë të skalifikuar në kundërshtim me ligjin dhe fitues shpallet serish djali i xhaxhait", tha ai.
Bardhi denoncoi mosveprimin e Këshillit të Ministrave për të shkarkuar nga detyra kryetarin e Bashkisë Tropojë, që është nën akuzë nga SPAK për 3 vepra penale.
“Shpërdorimit të detyrës”, “Prerjes së paligjshme të pyjeve” dhe “Shkatërrimit të pronës” duke shkaktuar një dëm të madh financiar prej 2.8 milion euro. “Ligji për vetqeverisjen vendore detyron Këshillin e Ministrave të shkarkojë nga detyra Rexh Biberajn, sipas nenit 62/1/a të ligjit. Mosveprimi në këtë rast është shkelje flagrante e ligjit”, u shpreh Bardhi.
Nisur nga fakti që këto tendera korruptiv janë kallëzuar prej kohësh në SPAK, Bardhi i bëri thirrje prokurorisë së posaçme që të veprojë pa vonesa.
“SPAK duhet të mbrojë interesin publik dhe të veprojë për këto tendera korruptiv dhe në kushtet e konfliktit të interesit, që kanë shkaktuar një dëm të konsiderueshëm financiar për shtetin”, theksoi Bardhi.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.6%
-
Jo
20.1%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3229
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Marina e Durrësit dhe zhvendosja e portit aktual në Porto Romani, PD kërkon komision hetimor! E firmosin 39 deputetë (EMRAT)
17 Dhjetor, 14:45
-
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
17 Dhjetor, 11:38
-
Profesionet e lira, Ministria e Financave te ‘Ligjet’: Rimbursimi brenda 30 dhjetorit! Çupi: Dështimi i radhës
16 Dhjetor, 14:42
-
Bardhi denoncon zv/kryeministren: Vetëm me firmën e Ballukut ndodhin vjedhje dhe skandale të tilla, çfarë duhet më shumë për të mbajtur përgjegjësi?!
15 Dhjetor, 19:13
-
Odiseja e 'Xhaçkës' s'ka fund! Bardhi kërkon rivotim në Kuvend! Vë në dijeni dhe ambasadat
13 Dhjetor, 14:22
-
'Ty të njoh si ushtar i Troplinëve të Durrësit', Bardhi akuza ndaj ministrit Vengu: Ti e di shumë mirë, je një zar! Të kanë sjellë bandat
12 Dhjetor, 19:22
-
Tensione dhe sherr në Parlament, Gogu i përgjigjet Bardhit: Laje gojën nga akuzat për babin e Zenit dhe Nokën, pastaj merru me PS
12 Dhjetor, 18:30
-
Debate në Kuvend për Opinionin e Venecias për Xhaçkën/ Bardhi: Shpikët një opinion që nuk ekziston! Bushka: Autonomia parlamentare fitoi të drejtën
12 Dhjetor, 12:53
-
Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet
12 Dhjetor, 07:50
-
Konferenca e Kryetarëve debate për interpelancën e Bardhit për Ramën! Rrëzohet ngritja e Komisionit të Posaçëm 'Pakti i fëmijëve'! U kërkua nga 'Djathtas 1992'
11 Dhjetor, 13:13
-
Përballja Gazment Bardhi-Edmond Sula në gjyq, dështon seanca e parë në GJKKO! Ish-drejtori i policisë Shkodër paditi deputetin për akuzat lidhur me Sky Ecc
11 Dhjetor, 13:00
-
PD denoncon kryebashkiakun e Tropojës: Rexhë Byberi theu masën e arrestit shtëpiak më 6 Dhjetor, shkoi në zyrë për të shpetuar mandati
10 Dhjetor, 21:23