Partia Demokratike denoncon tenderat klientelist të qeverisë rama. Deputetja Liliana Elmazi tha se korrupsioni është evident në tenderat e ministrisë së mbrojtjes , dhe kjo tha deputetja demokrate ndodh pasi vetë kryeministri Rama e ka pasur edhe më të lehtë me Mimin e tij, falë përvojës së gjatë që kanë bashkë në këtë drejtim.
Deklaratë e deputetes Liliana ElmaziDje denoncuam garën e ethshme që Mimi Kodheli po bën me Ilir Beqën në fushën e korrupsionit, për të kapur çmimin e parë.
Pasi zgjodhi dyqanin e telefonave në rrugën e Durrësit për të monitoruar hapësirën detare, dhe po flasim pikërisht për rrugët nga ku kalon trafiku i drogës, të tjera afera kanë dalë në dritë.
Kontrolli ka zbuluar se Mimi e nisi rikonstruksionin e godinës pa marrë leje siç e detyron ligji, dhe për më tepër, kriteret ishin vendosur sipas firmës që ishte paracaktuar si fituese. Dhe firma fituese është një kompani pastrimi ku punonjësit e saj janë të regjistruar si fshesarë.
Kontrolli ka nxjerrë edhe abuzime të tjera si rritje të fondit për blerje, më shumë se sa ishte kërkesa e ushtrisë për mjete të blinduara, dhe del se ministria ka ndryshuar kriteret e tenderit duke i përshtatur me profilin e kompanisë ku janë blerë më pas makinat. Të gjitha ndryshimet, të kritereve dhe fondeve, janë bërë brenda ditës, me një nxitim të pajustifikuar.
Dëmi ekonomik në këtë rast është mbi 220 mijë euro, dhe procedura është shkelur me këmbë.Kjo është skema që ka ngritur Edi Rama me ministrat e tij për të zhvatur milionat.Në tenderat e mbrojtjes, Rama e ka pasur edhe më të lehtë me Mimin e tij, falë përvojës së gjatë që kanë bashkë në këtë drejtim. Ky pra është shteti i Edi Ramës, shteti më i korruptuar në Ballkan, që mbahet nga qeveria më e korruptuar në Ballkan, me kryeministrin më të korruptuar në Ballkan, që sipas dokumentit të punës së
OSBE gëzon 200 milionë euro pasuri, pasuri që po e shton ndërkohë çdo ditë, me ritëm të paimagjinueshëm.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.7%
-
Gafë
51.5%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 5101
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15