ELBASAN- Rithemelimi ka akuzuar qeverinë se po shpenzon 11.1 mln euro për të ndërtuar një instrastrukturë mbështetëse për një pistë garash në Elbasan. Në një deklaratë për mediat, Kryetari i kreut të PD në Elbasan, Blendi Himci thotë se në vend që këto para të shkojnë për të mbështetur shqiptarët, nisur nga parashikimet se ky dimër do të jetë i vështirë ekonomikisht, qeveria bën shpenzime luksi, duke i ndërtuar Auto-Moto Park dhe dhënë fonde për projekte të tjera infrastrkturore në funksion të saj.
“Ditët e nxehta të gushtit po shkojnë drejtë fundit dhe indikacionet e dhëna prej kohësh të krizës ekonomike do të nisin të përshfaqen gjithnjë e më shumë përgjatë muajit shtator dhe në vazhdim. Çdo e dhënë tregon se ky nuk do të jetë një dimër i lehtë për familjet shqiptare. Për të parandaluar efektet negative do të duhet që të kishim institucione të përgjegjshme që marrin masa dhe lehtësojnë efektet e kësaj krize, por e kundërta është duke ndodhur. Jam sot sërish përpara jush për të denoncuar një tjetër shpërdorim skandaloz të taksave jo vetëm të qytetarëve të Elbasanit por të gjithë Shqipërisë për të ndërtuar të ashtuquajturin Auto-Moto Park në Elbasan. Dua të sqaroj në krye të herës se Partia Demokratike nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë kundër projekteve zhvillimore, aq më tepër kur ato ndërtohen në Elbasan!
Por çfarë është duke ndodhur? Nga të dhënat që Partia Demokratike i disponon, të cilat janë bërë publike edhe në media rezulton që Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet të shpenzojë 11.1 milionë euro për të ndërtuar infrastrukturës mbështetëse për të ashtuquajturin kompleksi Auto-Moto Park në Elbasan, një pistë automobilizmi e gjate 5,3 km.
Pra qytetarët e Elbasanit duhet të dijnë se ndërkohë që ata kanë pamundësi për të siguruar një jetesë minimale, ndërkohë që ata mbeten debitorë për të paguar faturat e dritave dhe ujit, 11.1 milionë euro nga taksat e tyre do të shkojnë për një pistë automobilizmi. Në mes të krizës. Por ajo që është akoma e rëndë lidhet me faktin se ky projekt i Drejtorisë se Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor do të mbështetet financiarisht përtej vlerës prej 11.1 milionë eurosh me të tjera fonde nga qeveria dhe bashkia e Elbasanit. Pra kryetari i Bashkisë Elbasan, i vetmi që rrit taksat dhe tarifat për qytetarët e Elbasanit në faturën e Ujit, del garant të siguroj fonde nga buxheti i bashkisë për të ndërtuar pistën e automobilizmit”, thotë Himçi.
Për këtë arsye ai ka hartuar një sërë pyetjesh, ku kërkon një përgjigje se përse qeveria në këtë kohë krize mbështet një projekt “luksi”.
“Pyetja që bën çdo njeri i përgjegjëshëm për situatën me të cilën po përballemi është: Çfarë e shtyn qeverinë shqiptare dhe Bashkinë Elbasan të mbështes një projekt të tillë me një kosto kaq të lartë për qytetarët? Sa efektive do të ishte që përballë pamundësisë së pensionistëve dhe familjeve në nevojë, që ky investim të shtyhej në kohë dhe me këto të ardhura të hartoheshin paketa lehtësuese për krizën? Është naive për këdo që mendon, se ata nuk janë familjarë me krizën që vendi po kalon. Arsyeja pse kanë zgjedhur ta çojnë përpara këtë pistë automobilizmi lidhet me përfitime financiare”, thuhet në reagimin e tij.
Pak ditë më parë, në funksion të pistës së garave Auto Moto Park në Elbasan, FSHZH ka hapur dy tendera me vlerë 1.3 miliardë lekë me qëllim ngritjen e infrastrukturës mbështetëse në funksion të kompleksit multi-funksional për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të motorizimit.
Tenderi i parë me vlerë 759,1 milionë lekë është për Argjinatura mbrojtëse e Lumit Shkumbin. Ndërsa tenderi i dytë me vlerë 547.5 milionë lekë është për ndërtimin e rrugëve të aksesit të qendrës multifunksionale, si Rruga Nezir Muzhaqi,segmenti i parë dhe Rruga Zija Luniku, segmenti i dytë. Auto Moto Park do të jetë cirkuiti i parë shqiptar me pistë 5.3 km dhe një sipërfaqe prej 500,000+ m2 në qytetin e Elbasanit. Edhe si qendër eventesh indoor dhe outdoor, muzeu e atelieri RETRO, drag strip me gjatësi 1.2 km në kushte sigurie, autodrom dhe kartodrom i parë i homologuar, akademi motosporti dhe akademia e edukimit mbi sigurinë rrugore, poligone profesionale testimi, pistë offroad, helipad dhe zonë sportive mjetesh ajrore ultra të lehta!
Investimi përfshin edhe kompleksin e ri të DRSHTRR Elbasan me Qendrën e re të Kontrollit Teknik (kolaudimi), dedikuar shërbimeve të transportit rrugor! Projekti do të financohet nga fondet e DPSHTRR-MIE në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare.
Ne vend qe si opozute te perkrahesh nje investim te tille del e flet pa kyptum gjoja kritike qeverise . Eshte e vetmja piste ne Shqiperi qe do ndertohet dhe me ndihmen e Federates boterore te Formula1 dhe jo vetem zbavitje per te rinj por mynd te zhvillhen dhe gara nderkombetare qe mndesojne jo vetem shlyerjen ne kohe te shkurter te investimit por si prone publike shell te ardhura pwr shtetin .
PërgjigjuIk o ***** se t rinjt ska nje argetim e bet shqioerin si kabull edhe tani kerkoni llogari
Përgjigju