Tenderi i blerjes së maskave anti Covid-19, Prokuroria e Tiranës nis hetimet pas kërkesës nga Italia

Pas një letërporosie të mbërritur nga pala italiane, prokuroria ka nisur hetimet për tenderin e blerjes së maskave anti-Covid19. Italianët, kërkojnë nga prokuroria shqiptare të verifikohet kompania farmaceutike “Frog”.

Mirela Ndoci, një 43-vjeçare nga Shkodra por banuese në Tiranë si dhe italiani 63-vjeçar nga Foggia, Vincenzo Nuzziello, janë vënë në verifikim nga prokuroria e Tiranës, pasi dyshohet të jenë implikuar në skemën e mashtrimit me tenderin e blerjes së maskave anti Covid-19 në Itali.

Kompania italiane “Bio Life SRL” është kontraktuar nga ministria e Shëndetësisë Italiane që të furnizonte rajonin e Lacios me maska anti “COVID 19”, ku vlera e këtij tenderi në total ka qenë 4 milion e 960 mijë euro. Prokuroria ka zbuluar se sasia e eurove është shpërndarë nga Italia në disa kompani të tjera në Evropë, ku mes të cilave transaksione ka fituar dhe një kompani farmaceutike Shqiptare, që quhet “Frog”.

Kjo është një kompani e regjistruar në Shqipëri në vitin 2018, nga dy shtetasit Mirela Ndoci me 30 për qind të aksioneve dhe italiani Vincenzo Nuzziello, me 70 për qind të aksioneve. Kapitali i kësaj kompanie është 1 milion lekë të vjetra, ndërkohë dyshohet se është pritësja e disa transaksioneve me miliona euro të bëra nga Italia, pikërisht nga kompania “Bio Life SRL”, fituese e tenderit të blerjes së maskave në Itali. Transaksioneve e kalimit të parave mësohet të jenë kryer gjatë periudhës Prill-Maj dhe Qershor dhe të gjitha eurot janë tërhequr. Lidhur me këtë çështje prokuroria Italiane ka kërkuar ndihmën e homologëve Shqiptarë, ku për këtë rast është angazhuar prokurori i Tiranës, Alket Mersini dhe disa oficerë të sektorit kundër krimeve financiare.

Por teksa kanë filluar mbledhja e provave dokumentare, është konstatuar se italiani Vincenzo Nuzziello, në muajin korrik 2020 ka vendosur të tërhiqet nga aksionet e kompanisë “Frog” dhe të largohet nga Shqipëria. 70 për qind të aksioneve të kësaj kompanie dhe që zotëroheshin nga Italiani, janë shitur me një vlerë qesharake prej 700 mijë lekë të vjetra tek ortakia tjetër e kompanisë, Mirela Ndoci. Momentalisht kjo e fundit është 100 për qind aksionare e kompanisë “Frog”. E vetmja që është pyetur deri në këtë fazë të hetimit është Mirela Ndoci, e cila ka dhënë shpjegime rreth aktivitetit të tregtisë së maskave dhe transaksioneve bankare me kompaninë italiane. Në Shqipëri italiani Vincenzo Nuzziello, nuk është arritur të pyetet pasi sipas policisë nuk është gjendur. Mirela Ndoci, ka deklaruar në polici se ka blerë maska, dizinfektant, doreza e produkte të tjera mjekësore në Turqi, Vietnam, Kinë, Zvicër, Egjipt dhe vende të tjera. Ajo ka shtuar se i tregton në vende të ndryshme dhe klientë të ndryshëm. Policia dhe prokuroria e Tiranës, për momentin nuk japin shumë detaje mbi llogaritë bankare të kësaj kompanie, nëse kanë arritur të sekuestrojnë eurot ose jo, për shkak se dhe hetimi është në fazën fillestare. Çdo informacion që do arrijë të mbledhë prokuroria apo shuma financiare që do sekuestrohen, burimet thonë se do kryhet për llogari të Italisë, pasi prokuroria e këtij shteti është koordinatorja e këtij hetimi.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:13
Po hetohet nga Prokuroria/ Kush është Mirela Ndoci, pronarja e kompanisë farmaceutike që e bleu nga italiani

Mirela Ndoci është pronare e një kompanie farmaceutike të quajtur "Frog".

Kompania e saj, vijon të jetë aktive në QKB-së. Kompania e cila ndodhet në Tiranë, merret me prodhim, konfeksionim, tregtim me shumicë dhe pakicë, import, eksporti i prodhimeve farmaceutike, paisje mjekësore dhe aksesorëve të tyre.

Italiani Vincenzo Nuzziello, ka qenë pronari i kësaj kompanie farmaceutike, por më pas ai ia ka shitur 70% të aksioneve Mirela Ndocit me vlerën 70 mijë lekë të reja, duke e bërë pronare 100% të kompanisë.

Pas shitjes italiani është larguar nga Shqipëria.

Ekstrakti i kompanisë Frog në QKB
/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë