Tenderi me uniformat, Imami
caktoi fituesit e 10 mln eurove

Tenderi me uniformat, Imami<br />caktoi fituesit e 10 mln eurove
Ministria e Mbrojtjes është duke përzgjedhur kompaninë fituese të tenderit të uniformave për ushtrinë, por duket se kriteret e vëna nga ministria janë "qëndisur" për të përzgjedhur një kompani të paracaktuar si fituese. Fondi i vënë në dispozicion nga ministria është afro 1.5 miliardë lekë të reja dhe parashikon tenderimin dhe prokurimin e uniformave për shtatë vitet e ardhshme.

Ndonëse prokurimi me afat shtatë vjeçar bie ndesh me ligjin e prokurimeve që imponon prokurime me afat 1 vjeçar për blerjet e veshjeve, duket se një tjetër kriter I vendosur nga ministria , përjashton në mënyrë direkte thuajse të gjitha kompanitë shqiptare pjesëmarrëse në tender. Një nga kushtet e vënë nga Ministria e Mbrojtjes është që operatori ekonomik pjesëmarrës në tender duhet të ketë përvojë të suksesshme në ekzekutimin e furnizimeve të ngjashme për vendet antare të NATO-s dhe të ketë prodhuar për vendet e NATO-s uniforma me një vlerë dysheme prej afro 6 milionë dollarësh.

Pra duhet që kompanitë pjesëmarrëse dhe kompania fituese të ketë kryer një volum prodhimi uniformash prej 6 milionë dollarësh për një vend të NATO-s. Po a ka kompani shqiptare që të ketë patur një kontratë furnizimi uniformash me një vend të NATO-s? Nuk rezulton asnjë kompani shqiptare që të ketë një kontraktim apo nënkontraktim për prodhim veshjesh nga ndonjë prej ministrive të Mbrojtjes të vendeve antare të NATO-s.

Ky kriter duket se bën "nul" aplikimin e të gjitha kompanive shqiptare në tender duke lënë në lojë vetëm dy kompani italiane të cilat kanë aplikuar përkrah kompanive shqiptare.

ISSO
Ministrit të Mbrojtjes Arben Imami i është dashur të pezullojë ditën e hapjen së tenderit të uniformave të ushtrisë, duke hequr edhe disa kritere të paligjshme. Hapja e dokumentacionit të tenderit fillimisht ishte njoftuar se do të zhvillohej më datën 28 qershor 2012, por pas një ankimimi për kriteret të bëra nga kompania "Elas shpk", Imami e ka shtyrë datën e hapjes së tenderit për në 9 korrik 2012. Kompania në fjalë atakonte disa kritere mbi kualifikimet ISSO që duhet të kishin kompanitë të cilat I konsideronte në kundërshtim me ligjin shqiptar të prokurimeve. Madje kompania arriti të kapë edhe disa kritere ISSO të vëna nga ministria që nuk kishin kurrëfarë lidhje me uniformat. Ndonëse ministria hoqi një prej kritereve ISSO, la në fuqi kriteret e tjera dhe kompania "Elas" vendosi të mos merrte fare pjesë në këtë tender dhe nuk paraqiti ofertë.

Për të fshehur gafën me kriterin ISSO, ministria ka vendosur zyrtarisht si datë të ndryshimit të kritereve 7 Qershorin, ndërkohë që një javë më vonë më datën 14 Qershor kompania kishte paraqitur ankimimin e saj pikërisht për këtë kriter ISSO. Por në total ishin katër kritere ISSO.

FITUESI
Në ankimimin e bërë nga firma "Elas shpk" , kjo e fundit pretendon se standardi ISSO 17025 2008 cilësia e lëkurës, nuk ka të bëjë me cilësinë e lëkurës, por me akreditimin e laboratorëve. Në përgjigjen e përgatitur nga nënkolonel Kastriot Kambo, Majore Lindita Bardhoshi dhe specialist Artan Bulku, drejtuar operatorit ekonomik "Elas shpk", ministri Imami thekson se katër certifikatat ISSO që përfaqësojnë standardet ndërkombëtare për menaxhimin e cilësisë, ambientit , sigurisë dhe etikës në punë, konfirmojnë se këto standarde nuk mund të hiqen pasi janë dokumentet kryesore që garantojnë si cilësinë e materialeve që prokurohen, ashtu edhe përgjegjësinë dhe standardet ndërkombëtare që duhet të plotësojë çdo operator. Por ligji shqiptar i prokurimeve njeh si standard ISSO standardin në lidhje me linjat e prodhimit dhe jot ë vetë produktit. Pasi cilësinë dhe garancinë për produktin e japin specifikimet teknike të tij. Pasi ka marrë këtë përgjigje nga ministry Imami, kompania në fjalë është tërhequr fare nga gara. Nga ana tjetër me kriteret e vëna nga ministria favorizohen hapur dy kompanitë ndërkombëtare italiane dhe diskriminohen kompanitë shqiptare të cilat nuk kanë prodhuar asnjëherë për NATO-n. Nga ana tjetër mendohet se njëra prej kompanive italiane ka lidhje me kompaninë shqiptare D&E dhe mund të jenë këto dy kompani ato të cilat do të kontrollojnë fondin prej afro 1.5 miliardë lekësh për prodhimin e uniformave. Pritet që në dhjetë ditët e ardhshme ministria e Mbrojtjes të shpallë dhe kompaninë fituese të këtij tenderi.

Ofertat pa Tvsh paraqitur
më datën 9 korrik 2012

1.) D&E, oferta 1 miliardë
e 240 milionë e 172 mijë e 50 lekë
Kompania është themeluar në Tiranë më Nëntor të vitit 2007 nga shtetasi Urim Çollari. Në vitin 2010 nëpërmjet një kontrate shitjeje Çollari kaloi të gjithë paketën e aksioneve te pronarja aktuale Alba Çaushi. Kompania ka adrese ne Lundër dhe object të aktivitetit Import-eksportin e artikujve Industrialë gërmimet e ndryshme si dhe impiantet teknologjike.

2. EURO 2001, oferta 1 miliardë
e 151 milionë e 984 mijë e 432 lekë
Kompania është themeluar në vitin 2001, ka pronar shtetasin Ilir Sulo, selinë dhe fabrikën e prodhimit të veshmbathjeve e ka në Elbasan

3. ILIRIA ACESORI, oferta 1 miliardë
e 159 milionë e 408 mijë e 150 lekë
Kompania është në bashkëpronësi të shtetasve Davide Tordi dhe Ismail Kadiu. Kompania është themeluar në vitin 2006, e ka selinë në Tiranë dhe është e fokusuar në investimet në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe import-eksportin e materialeve të ndryshëm.

4. KOAN, oferta 1 miliardë e 271 milionë e 942 mijë e 390 lekë(nuk përfshin prodhimin e kapeleve)
Kompania është themeluar në vitin 2004, ka pronar shtetasin Ardian Davidhi. Ka për aktivitet tregtimin dhe import-eksportin e materialeve të ndryshme.

5. O.D.E.D ,oferta 1 miliardë
e 313 milionë e 561 mijë e 171 lekë

6. UNIFORMA srl, oferta 1 miliardë
e 245 milionë e 342 mijë e 608 lekë
Kompania është italiane e specizlizuar në prodhimin e uniformave

7. FABRILA DORAVI PORETA spa, oferta 8 milionë e 740 mijë e 106 (oferta është në Euro)
Kompania është italiane.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë