TIRANE- Nëntë ish-Anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Brendshme janë përjashtuar ditën e sotme.
Përjashtimet e këtyre punonjësve kanë ardhur pas një auditi të brendshëm të zhvilluar në Ministrinë e Brendshme. Ish-punonjësit akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.
Një ditë më parë Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka referuar në Prokurorinë e Tiranës dosjen për abuzimet me reklamat, ku kallëzohet penalisht ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, Rasim Borishi dhe tetë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në këtë drejtori.
Nga detyra janë përjashtuar ish-zëvendës Drejtori i Përgjithshëm, Rasim Borishi; ish-kryetari i Vlerësimit të Ofertave, Kole Kukaj; si dhe 7 atëtarë të komisionit Adelina Marashi, Liza Tafili, Klejda Plangarica, Meri Papakostandini, Besjana Martini, Islam Cenga dhe Agim Hysko.
Spoti televiziv “Shqipëria pa viza” ka kushtuar 1.2 milionë euro.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com