/ATSH-AFP/. - N.1 boteror, Novak Djokovic, eshte kualifikuar te premten per ne gjysmefinalen e Masters 1000 ne Montréal, pasi mundi letonezin Ernests Gulbis, me rezultatin 5-7, 7-6 (9/7), 6-1.
Serbi do te kete te shtunen perballe ne gjysmefinale francezin Jérémy Chardy, i 49-ti ne klasifikimin boteror, i cili mundi amerikanin John Isner (i 12-ti ne klasifikimin boteror) pas nje ndeshje maratone.
Djokovic ka patur nje ndeshje jo te lehte, e cila perfundoi ne favor te tij pas 2 ore e 30 minutash.
"Ernests meritonte te fitonte kete ndeshje. Ai ishte me i miri ne dy setet e para. Une nuk jam i kenaqur nga loja ime", u shpreh ne frengjisht N.1 boteror, tre here fitues i turneut kanadez (2007, 2011, 2012). /a.ke/