Tenis/ Dramatike në Pekin, Alcaraz 'zbret nga froni' Sinnerin! Finalja e Kina Open zgjati 3 orë e 23 minuta

Tenis/ Dramatike në Pekin, Alcaraz 'zbret nga froni' Sinnerin! Finalja e Kina Open zgjati 3 orë e 23 minuta

Festa e Carlos Alcaraz

PEKIN - Pas 3 orësh e 23 minutash lojë, Carlos Alcaraz ia ka dalë të fitojë trofeun e Kina Open, duke mundur në finale numrin një të botës dhe fituesin në fuqi të këtij trofeu, Jannik Sinner, me rezultatin 6-7(6) 6-4 7-6(3).

Përballja nisi mirë për italianin Sinner, që paçka se loja ishte në nivel të njëjtë fitoi në setin e parë 7-6. Spanjolli u kundërpërgjigj dhe ia doli të vendoste ekuilibrin pas fitores 4-6.

Seti i fundit ishte dramatik, me dy tenistët që shkuan në barazimin 6-6, për t'ia lënë në dorë "time-break". Nëse Sinner e dërgoi rezultatin 3-0 në shtesë, ishte një përmbysje e madhe e spanjollit Alcaraz (vendi tre në botë), për rezultatin 3-7 në shtesë.

Me rezultatin 6-7(6) 6-4 7-6(3), Alcaraz siguron trofeun e katërt këtë sezon dhe pikë të rëndësishme për të kapur në vendin e dytë në botë Novak Djokovic.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?