Tenis/ Federer mund Rafa Nadal
dhe arrin të realizojë “tripletën”

Tenis/ Federer mund Rafa Nadal<br />dhe arrin të realizojë “tripletën”
Ashtu si në 2006-ën, kampioni nga Bazeli ka mundur 6-3, 6-4 spanjollin Rafael Nadal, duke fituar edhe në Miami pas Australian Open dhe Indian Wells.
Dhe nga dita e sotme, në moshën 35 vjeçare, do të ngjitet në vendin e katërt të renditjes botërore.

Nuk ka qenë mbyllja e një cikli, por një tjetër arritje e mrekullueshme e një karriere që zgjat tashmë prej 13 vitesh.
 
Dhe mbrëmjen e djeshme zviceranit i ka mjaftuar 1 orë e 35 minuta për të mposhtur Rafael Nadal në finalen e Mimamit.
 
13 vite më parë, në trunin e tretë të truneut të Miamit, në moshën 17-vjeçare, Nadal ka befasuar kampionin zviceran, duke fituar në dy sete 6-3, 6-3. Ka qenë akti i parë i një rivaliteti që është përsëritur edhe 35 herë të tjera nga ajo përballje e 2006-ës.
 
 Pjesa më e madhe e këtyre sfidave është fituar nga Nadal, por fitorja e sotme e Federer nuk duhet shikuar si një hakmarrje. Atë, “Mbreti Roger”, e mori pothuajse një vit më pas, më 3 prill të 2005-ës, gjithmonë në turneun e Miamit.
 
Mbrëmjen e djeshme i është dashur pak më shumë se një orë e gjysmë për të siguruar “tripletën” Australian Open - Indian Wells - Miami, që i mungonte nga 2006-a. Një rekord që e ndan vetëm me Sampras, Agassi dhe Djokovic.
 
Ndërsa Nadal, pavarësisht se ka luajtur finalen e pestë në Miami, nuk arrin t’ia shtojë koleksionit të tij të pasur këtë trofe.
Djokovic dhe Federer ia kanë mohuar dy herë secili dhe në 2008-ën ka qenë Nikolay Davidenko ai që e ka ndalur në fund.
 
Tani bilanci mes të dyve është 23-14 në favor të spanjollit. Por Federer ka fituar turneun e 91-të Atp dhe titullin e tretë në këtë turne që e ka fituar për dy vite radhazi në 2005-ën (ndaj Nadal) dhe në 2006-ën (ndaj Ljubicic, që është trajneri i tij nga 2015-të). 

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot