Tenis/ Jannik Sinner shkruan historinë për Italinë, fiton për herë të parë US Open

Tenis/ Jannik Sinner shkruan historinë për Italinë, fiton për herë të parë US Open

Jannik Sinner

New York, SHBA - Jannik Sinner shkruan një faqe tjetër në historinë e tenisit italian. Numri 1 i botës fitoi US Open (tenisti i parë italian për meshkuj që e bën këtë), duke mposhtur amerikanin Taylor Fritz me rezultatin 3-0 (6-3, 6-4, 7-5) në finale. Pas Australian Open ky ishte titulli i dytë i madh i fituar nga Sinner.

Ndeshja/ Sinner kishte gjithmonë kontrollin, përveç setit të tretë pasi lojtari vendas kishte shërbimet dhe kaloi 5-4 për të zgjatur ndeshjen, por nuk ia doli dhe në fund iu nënshtrua goditjeve të italianit.

Tanimë për Sinner mjaftojnë edhe disa pikë në turnetë e radhës për të qenë i sigurt se do mbetet në vendin e parë në tenisin botëror edhe për vitin 2024.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja