SHBA - Tenisti italian Jannik Sinner ka fituar për herë të parë turneun prestigjioz Indian Wells Masters, pasi mposhti të dielën në finale rusin Daniil Medvedev me rezultatin 7-6, 7-6. Finalja shumë e balancuar zgjati 1 orë e 55 minuta dhe u vendos në dy “tie-break”, të fituara nga italiani me shifrat 8-6 dhe 7-4.
Me këtë triumf në Kaliforni, 25-vjeçari nga Italia regjistron titullin e 25-të në karrierë dhe të gjashtin në kategorinë Masters 1000, duke iu afruar gjithnjë e më shumë vendit të parë në renditjen ATP, që aktualisht mbahet nga spanjolli Carlos Alcaraz.
Finalja ishte një nga përballjet më të ekuilibruara mes dy rivalëve. Gjatë pothuajse dy orëve lojë pati vetëm dy mundësi për “break”, të dyja në favor të Sinner në setin e parë, por Medvedev arriti t’i anulonte. Shërbimi dominonte dhe setet shkuan në “tie-break”.
Në setin e parë, Sinner shfrytëzoi mundësinë e dytë për të mbyllur llogaritë 8-6. Drama e vërtetë erdhi në “tie-break”-un e setit të dytë, Medvedev kryesoi 4-0 dhe dukej shumë pranë barazimit të ndeshjes, por italiani reagoi në mënyrë spektakolare duke fituar shtatë pikë radhazi për rezultatin 7-4 dhe për të siguruar trofeun.
Para vitit 2026, Sinner kishte arritur vetëm dy herë në gjysmëfinale në Indian Wells Masters. Këtë herë ai shkoi deri në fund, duke marrë titullin dhe duke ngushtuar diferencën me Carlos Alcaraz në renditjen botërore të ATP-së.
THE MOMENT JANNIK SINNER WON HIS FIRST INDIAN WELLS TITLE.
— The Tennis Letter (@TheTennisLetter) March 15, 2026
He’s now won every single hard court Masters title at the age of 24…
The youngest in history to do it.
Finger to his heart… that reaction says it all.?❤️?
????
pic.twitter.com/c6KpU4AtKS
Komente












