MELBOURNE - Në moshën 38-vjeçare Novak Djokovic nuk ka ndërmend ta lëshojë raketën nga dora, teksa mposhti 3-2 me sete (6-3 3-6 6-4 4-6 4-6) numrin dy të botës, italianin Jannik Sinner. Serbi u tregua rezistent në një lojë që zgjati afërsisht 4 orë e 10 minuta.

Fundi i përballjes ishte me shumë emocione, teksa njëherë e merrte kryesimin Djokovic dhe njëherë Sinner. Në fund, me dy match point në avantazh, ndeshja shkoi në barazim dhe Djokovic kishte shërbimin në favorin e tij, por edhe këtu kishte ekuilibra.

Me një avantazh të lehtë nga Djokovic, duhej një gabim në kthimin e topit nga Sinner që ky i fundit të mbetej jashtë "Australian Open".

Të dielën në orën 09:30 të mëngjesit me kohën shqiptare, numri një i renditjes botërore në tenis, Carlos Alcaraz, do diskutojë trofeun me numrin katër të botës, Novak Djokovic.

Ky i fundit ka dhjetë trofe të 'Australian Open' nga 20 pjesëmarrje në këtë turne, me një mesatare fitoresh prej 91 përqind për ndeshje, duke e bërë kompeticionin e tij të preferuar.

Serbi kthehet në finalen e një turneu të madh pas një viti e gjysmë. Hera e fundit ishte në 'Wimbledon 2024', kur humbi ndaj Alcaraz. Është pikërisht spanjolli rivali me të cilin do të përballet të dielën.

Novak Djokovic