Tenori Saimir Pirgu, në rrugën e famës
Kopertina e prillit në revistën L’Opera

Tenori Saimir Pirgu, në rrugën e famës<br />Kopertina e prillit në revistën L’Opera
Saimir Pirgu po ecën në rrugën e famës botërore dhe është duke korrur një sukses si asnjëherë më parë.

I pranishëm në shfaqje të ndryshme të rëndësishme në teatrot më të mëdhenj të globit, në role kryesore, Pirgu, është një nga tenorët më të vlerësuar të momentit.

Ai është vazhdimisht në qendër të shkrimeve, por edhe personazh kopertinash në mediat profesionale të muzikës klasike në botë.

Revista ndërkombëtare L’Opera i ka kushtuar kopertinën e prillit, veprës “Lucia di Lammermoor” të Donizetti-t të vënë në teatrin “San Carlo” në Napoli gjatë muajit mars, ku Saimir Pirgu interpretonte rolin e Sir Edgardo di Ravenswood.

Tenori shqiptar, ka vazhduar udhëtimin e tij artistik në teatrin “Bolshoi” të Moskës ku ka interpretuar “La Damnation De Faust” dhe tani po përgatitet për “Rigoletto-n” që do të interpretojë në “Operën Kombëtare Holandeze në Amsterdam”.

pirgu

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar