Tension brenda koalicionit në pushtet pas deklaratave të Schaubles për krizën e imigrantëve

/ATSH-AFP/ - Koalicioni në pushtet njohu një krizë tjetër sot, me reagimet e social-demokratëve për deklaratat e bëra një ditë më parë nga ministri konservator i Financave, Wolfgang Schäuble duke e krahasuar fluksin e refugjatëve me një ortek.
"Njerëzit në situatë të vështirë nuk janë një katastrofë natyrore. Ne duhet të debatojmë qetësisht për refugjatët dhe të shmangim rritjen e tensionit", theksoi ministri social-demokrat i Drejtësisë, Heiko Maas në rrjetin social "Twitter".
Ministri i Ekonomisë, zëvendëskancelari dhe kreu i SPD-së Sigmar Gabriel refuzoi të komentonte krahasimin e krizës së imigrantëve me një ortek, të bërë një ditë më parë nga ministri i Financave, Wolfgang Schäuble. "Nuk do të zgjidhja një krahasim të tillë", shtoi ai.
Dje në mbrëmje, krenar për reputacionin e tij, ministri gjerman i Financave bëri një metaforë duke e krahasuar fluksin aktual të refugjatëve në Gjermani, që po i afrohet shifrës një milionë azilkërkues në 2015, me një ortek.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Mushkonjat nuk i pickojnë njerëzit që hanë këto ushqime