Tension i madh dhe gol në minutën e 100, Tirana thyen Kastriotin në Kamëz! Vllaznia pa vazhdimësi, ndalet nga Egnatia (VIDEO)

Tirana ia ka dalë të rikthehet te fitoret në Superligë në një ndeshje tejet të tensionuar në Kamëz kundër Kastriotit, pasi bardheblutë kampion në fuqi fituan 0-1. Goli vendimtar i sfidës u realizua në minutën e 100 nga Nikqi me kokë, duke dëshpëruar tej mase krutanët që zhyten në vendin e fundit.

Më herët Hasani kishte humbur një penalllti për Tiranën, ndërsa rreth minutës së 78 një përplasje e fortë shpërtheu mes futbollistëve. Çela i Kastriotit i vendosi duart në fyt Hasanin, ndërsa për rrjedhojë futbollisti i krutanëve, por edhe Aleksi i Tiranës u ndëshkuan me karton të kuq.

Me këtë fitore Tirana kryesuese shkon në 40 pikë, 5 më shumë se Vllaznia e vendit të tretë që këtë të dielë barazoi 0-0 kundër Egnatias. Shkodranët pas fitores në derbi me Tiranën nuk mundën të gjejnë vazhdimësi.

Ndërkohë në vend të dytë është rikthyer Partizani me 37 pikë për shkak të fitores 3-0 të shtunën kundër Erzenit edhe pse për 90 minuta luajti me një lojtar më pak. Po të shtunën Bylis fitoi 0-1 kundër Laçit, ndërsa Teuta ia doli po 1-0 kundër Kukësit.

Ne.k./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

'Bota është në heshtje'/ Dëshmia prekëse në OKB e Tanya Haj-Hassan, mjekes vullnetare në Gaza

'Bota është në heshtje'/ Dëshmia prekëse në OKB e Tanya Haj-Hassan, mjekes vullnetare në Gaza