Provokon sërish mitropoliti malazez/ Bekimi i kishave shqiptare si serbe sjell tensione etnike në Ulqin/ VD

Paraditen e sotme ka pasur një situatë mjaft të tensionuar mes shqiptarëve dhe policisë malazeze në Komunën e Ulqinit, ndërsa shkak për këtë është bërë mitropoliti Amfillohija. Sipas asaj që bën me dije “Ulqini Sot”, disa persona kanë deklaruar se Shasi, (pjesë e trojeve shqiptare) është tokë serbe.

Amfillohija mbërriti në tokën ku ka pasur rreth 365 kisha katolike shqiptare dhe i ka pagëzuar ato si kisha serbe. Të revoltuar, banorët nuk i kanë kursyer ofendimet dhe sharjet ndaj priftit duke dalë në mbrojtje të identitetit të tyre shqiptar.

”Nuk jeni të mirë se ardhur në këtë mënyrë. Këto objekte janë tonat, ne i kemi ruajtur dhe ne do tu ruajmë” u shprehën ndër të tjera shqiptarët. Pas tensioneve rruga u zhbllokua rruga për të kaluar ndjekësit e Kishës ortodokse serbe dhe u bllokua kalimi i banorëve vendas për në lokalitetin arkeologjik. Mitropoliti malazez njihet për deklaratat e tij anti shqiptare, të cilat i kanë bërë edhe në Shkodër duke sjellë debate të shumta pak kohë më parë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pyesni veten serb.: 08/07/2018 23:36

    Serbet e dijne shume mire qe nuk kane toke ne Ballkan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg