Një anije luftarake ruse kaloi pranë brigjeve britanike dje, ndërkohë që u mbajt në vëzhgikm nga pranë nga dy luftanije britanike HMS St Albans.
Fregata ruse Yaroslav Mudry, 129 metra e gjatë kaloi pranë brigjeve angleze, në ngushticën e Doverit.
Lëvizja ruse është e fundit nga një seri testesh provokuese të kryera nga focat detare dhe ajrore të Vladimir Putinit ndaj atyre britanike.
Anija luftarake ruse
Një gjë e tillë ndodh në një moment kur marrëdhëniet mes Britanisë dhe Rusisë janë në pikën e tyre më të keqe që prej Luftës së Ftohtë, pas bombardimeve britanike ndaj aleatit të Rusisë, Sirinë dhe mosmarrëveshjeve lidhur me sulmin me gaz helmues nervin ndaj ish spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia, ngjarje e ndodhur në Angli dhe për të cilën Londra akuzon Moskën.
Video/ Anijet luftarake përballë njëra-tjetrës