Tension në Jerusalem, 205 të plagosur nga përleshja mes palestinezëve dhe policisë izraelite

Besimtarët palestinezë u përleshën me policinë izraelite mbrëmjen e së premtes në kompleksin e xhamisë Al Aksa, një vendndodhje e shenjtë për myslimanët dhe hebrenjtë.

Nata e trazuar ishte e fundit e përplasjeve të përgjakshme që kanë ndodhur gjatë javëve të fundit dhe që përkojnë me muajin e shenjtë të Ramazanit.

Kryqi i Kuq i Palestinës deklaron se thotë se 205 persona u plagosën gjatë përleshjeve me policinë, 88 prej të cilëve janë dërguar në spital.

"Shumica e plagosjeve janë kryer me plumba plastikë në pjesën e fytyrës, gjoksit dhe syve", thuhet në deklaratën në të cilën njoftohet se Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze ka ngritur një spital fushor në rajon për shkak të tejmbushjes së spitaleve.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin lidhur me përleshjet në mes të palestinezëve dhe policisë izraelite në Jerusalem, duke thënë se është “kritike” që të ulen tensionet.

SHBA-ja tha se dhuna “ishte veçanërisht shqetësuese tani, kur edhe kanë mbetur edhe disa ditë për përfundimin e Ramazanit” dhe paralajmëroi kundër hapave që do ta përkeqësonin situatën, siç janë “dëbimet, ngritja e vendbanimeve dhe shkatërrimi”.

Javëve të fundit janë rritur tensionet, teksa palestinezët po protestojnë kundër qasjes së Izraelit në disa pjesë të Qytetit të Vjetër të Jerusalemit gjatë Muajit të shenjtë të Ramazanit, ndërkaq autoritetet izraelite kanë ndërmarrë hapa për të larguar palestinezët nga territoret e kontestuara, me qëllim që të krijojnë hapësirë për ndërtimin e vendbanimeve izraelite.

Më 7 maj, dy palestinezë dhe një person tjetër ishin plagosur nga forcat e sigurisë së Izraelit , pasi ata hapën zjarr në një bazë në Bregun Perëndimor.

Gjatë javëve të fundit, tensioni në lindje të Jerusalemit, që pretendohet nga Izraeli dhe Palestina, ka qenë i lartë. Në nisje të muajit të Ramazanit, Izraeli bllokoi grumbullimin në një prej vendeve më popullore ku palestinezët takohen gjatë agjërimit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)