Presidenti Bajram Begaj ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj ka uruar një agjërim të pranuar për të gjithë besimtarët që agjëruan në muajin e Shenjtë të Ramazanit.

"Me rastin e festës së Fitër Bajramit, uroj të gjithë besimtarët myslimanë, gëzuar e mbarësi paçi gjithmonë në familjet e juaja. Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar! Qoftë kjo festë një ditë gëzimi dhe solidariteti për të gjithë!", ka shkruar Begaj në postimin e tij.

Fitër Bajrami vjen pas një muaji sakrifice për besimtarët myslimanë që kanë agjëruar në këto ditë të bekuara të Ramazanit dhe pas Natës së Kadrit, natë në të cilën në fenë Islame thuhet se ka zbritur libri i shenjtë, Kurani, në tokë.


Lajmi kryesor:

Sot dita e fundit e Ramazanit, nesër besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, KMSH: Qoftë i pranuar agjërimi! Uron politika: Paqe dhe begati në familjet tuaja