Protesta/Tension në kampin e opozitës, paralajmërohen krerët e degëve për shkak të pjesëmarrjes së ulët

Protesta/Tension në kampin e opozitës, paralajmërohen krerët e degëve për shkak të pjesëmarrjes së ulët

Protesta e opozitës e filmuar me dron

Do të mbahet mend si një ndër protesta me pjesëmarrjen më të ulët qytetare që kanë organizuar ndonjëherë Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste që nga themelimi i tyre. Protesta e djeshme, për rrëzimin e qeverisë ‘Rama 2’ dhe krijimin e një qeverie teknike, është e pakrahasueshme me çdo protestë tjetër të mëparshme, të organizuara nga PD, LSI apo të dyja së bashku, sa i takon pjesëmarrjes. Për rrjedhojë, organizatorët e protestës, port herë të parë, nuk kanë artikuluar shifra deri në 50 herë më të larta, sa i takon pjesëmarrësve në protestë.

Report Tv solli pamjet me dron nga protesta e opozitës para godinës së qeverisë, pikërisht ne momentin që po fliste kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha. Ky ishte edhe momenti që shënoi edhe kulmin e tubimit. Pamjet nga lart treguan se pjesëmarrja në protestën e bashkuar PD-LSI ka qenë jashtëzakonisht e ulët.

Sikur dukej nga pamjet, sheshi para Kryeministrisë, ishte pothuajse bosh. Refuzimi në masë i demokratëve dhe i mbështetësve të LSI për të dalë në protestë mundësoi edhe dështimin e planit të opozitës kundër qeverisë me anë të dëshmitarit X, i njohur edhe si ‘Babalja’. Në protestën e djeshme kishte më pak protestues se çdo herë tjetër kur ka protestuar opozita. Ndërkaq, lidhur me këtë fakt ka reaguar deputetja e LSI, Floida Kërpaçi e cila ka thënë se policia ka bllokuar mbështetësit e kësaj force politike që të mbërrinin në Tiranë.

“Mjaft aktivistë të LRI u bllokuan nga policia. U pengua ardhja e të rinjve. Kjo tregon se Edi Rama ka frikë, ka frikë nga qytetarët”, ka pohuar Kërpaçi. Gjithsesi, duke qenë se kjo protestë ishte e përbashkët, nuk dihet se cila ka kontribuar më shumë PD apo LSI në boshatisjen e sheshit para Kryeministrisë.

Paralajmërohen krerët e degëve

Mbyllja e protestës së djeshme është shoqëruar me lëvizje intensive, nervozizëm dhe paralajmërime në kampin e opozitës. Burime pranë Partisë Demokratike thanë se mungesa e pjesëmarrjes në protestë në raport me parashikimet, ka përplasur organizatorët kryesorë të protestës me krerët e degëve të Partisë Demokratike.

Disa ditë më parë, në kuadër të përgatitjeve për protestën, kryetari i opozitës, Lulzim Basha zhvilloi një mbledhje me kryetarët e degëve të PD, të cilët i porositi për të maksimizuar pjesëmarrjen në protestë. Pjesëmarrja masive ishte deklaruar edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani, si mesazhi i kësaj proteste. Por, pas boshatisjes së sheshit, krerët e degëve të PD janë paralajmëruar se do të mbajnë përgjegjësi. Ndërkaq, krerët e degëve kanë pretenduar se shkak për pjesëmarrjen e ulët ka qenë LSI, e cila nuk i ka angazhuar mbështetësit e saj. Por, përfaqësuesit e LSI kanë pohuar se mbështetësit e saj kanë marrë pjesë 100 %.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 27/05/2018 18:41

    Me shume u mblodhen per by**en e Monikes, se sa per babaloqe Lulin.

    Përgjigju
  • emigranti: 27/05/2018 15:04

    pd edhe lsi beren nje gabim te madh me daten e protestes ,ate duhet te protestonin ne 17 maj se ishte edhe parada e pushtave ,keshtu luli eshte pederast monika eshte lesbike ,patjeter qe do kishe pjesmarrje me te madhe ,

    Përgjigju
  • turi: 27/05/2018 10:54

    E kuptove Luli pse nuk ngre njerezit ne kembe opozita? Sepse me ata qe ke mbledhur mbas vetes duke perfshire edhe veten tende edhe Monen e LSI populli e kupton qe nuk te ardhme.Venja e nje njeriu pa vlera ne krye te partise sic je ti apo e shoqja Ilirit president eshte me e keqja e ketij vendi ne kete periudhe qe Shqiperia ka shume ceshtje jetike per te zgjidhur.

    Përgjigju
  • Fredi: 27/05/2018 10:28

    Ku te mbyten njerezit o Basha - Mona? Te protestojne per 13 milion euro qe ju mori familja Isufi, apo per shitjet spektakolare te Mones per te grumbulluar para cash tani qe gjerat po shtrengohen. Te bijen viktima si mashtruesi Kasmi qe ishte ne krye te detyres jo si gazetar, por si shoku i Arkimed Lushes? Apo te bijen viktima per breket e G.D.? Apo te bijen viktima per luksin e shfrenuar te Shkerdhenit dhe Armines? Lerini njerezit e qete o maskarenj te pamgopur. Nese duhet te protestojne lerini nje here te vetme te protestojne per veten e tyre o shushunja.

    Përgjigju
  • vlora: 27/05/2018 10:05

    O Basha legeni mos paralajmero kreret e degeve po ik vet o plehre. Mijra te djathte ne vlore ju bashkuan protestes me ke, me nadiren fshatarken e Ristanit qe e di gjith vlora cfare nuveli medioker perfaqson e moral 0. ikni o fundurina si je vet e bere dhe listen. Do ta shohesh vitin tjeter shkermoqjen tende perfundimtare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë