Në ndeshjen mes Kosovës dhe Malit të Zi që po luhet aktualisht në stadiumin e Prishtinës është shënuar një incident mes tifozëve. Në pushim të pjesëve të lojës dy tifozëritë që ndodheshin mbrapa porte janë përleshur më njera-tjetrën.
Ka qenë një numër i madh security që i ndanin, por gjithsesi tifozët kanë gjetur mundësinë për t’u konfrontuar fizikisht. Është dashur shtimi i forcave të sigurisë për të vendosur situatën nën kontroll. Më herët është përfolur se mes tifozëve malazez mund të ketë edhe serbë, të cilët mund të kenë udhëtuar në mbështetje të ekipit mik.
Sa I takon rezultatit aktualisht Kosova po udhëheq me shifrat 2-0.