Rikthehen sërish tensionet në Turqi 2 ditë pas grushtit të shtetit. Sipas mediave turke ka ndodhur një përleshje mes forcave të sigurisë dhe mbështetësve të puçit në bazën ajrore turke në aeroportin e dytë të Stambollit.
Nga të dhënat e para nuk raportohet për të shtëna me armë nga forcat e sigurisë, por nuk ka të plagosur, ndërsa janë arrestuar 10 puçistë të tjerë, që tentuan të futeshin në bazën ajrore.
Mesnatën e së premtes në kryeqytetin turk Ankara rreth 300 persona kanë humbur jetën dhe 1 440 kanë mbetur të plagosur si pasojë e tentativës për grusht shteti.
Mes të vrarëve, 161 raportohet të jenë efektivë policie dhe civile, ndërsa 104 të tjerë ishin përkrahës të grushtit të shtetit.
Deri tani janë arrestuar 6 mijë vetë, mes tyre 3 mijë ushtarakë. Këshilli i Lartë i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve te turqise vendosi shkarkimin e 2 745 magjistratëve të dyshuar për marrëdhënie me puçistët. Mediat turke bëjnë të ditur se ndërkohë janë arrestuar 10 gjykatës dhe janë lëshuar 188 urdhër-arreste për anëtarë të tjerë të gjykatave.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com