Tensione dhe sherr në Parlament, Gogu i përgjigjet Bardhit: Laje gojën nga akuzat për babin e Zenit dhe Nokën, pastaj merru me PS

Vijojnë debatet e forta dhe tensionet në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, ku nuk munguan edhe akuzat mes deputetëve të të dy kampeve.

Objekti i diskutimeve ka qenë pretendimi i opozitës për interpelancën me kryeministrin Edi Rama për rastin e Francesco Becchetit, mandati i Olta Xhaçkës dhe interpelanca me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, për të cilën kërkuan dorëheqjen.

Në një moment ishte deputeti i PD, njëkohësisht kreu i grupit, Gazment Bardhi që ka hedhur akuza ndaj kolegëve të mazhorancës, teksa edhe më parë i është tërhequr vëmendja nga kryeparlamentarja Spiropali që të mos fyej.

Ishte deputeti i PS, Toni Gogu që kërkoi fjalën dhe i kërkoi Bardhit që “kur të flasi për kolegët socialistë duhet të lajë gojën” dhe se “duhet të qëronte hesapet një herë me kolegët e tij të grupit”.

“Shko te vendi (SPAK), dorëzo kallëzime e prova dhe lërë fatin e kolegëve se atë e vendosin qytetarët. Kujdes me partinë socialiste dhe socialistët! Qëro njëherë hesapet me kolegët e grupit tënd dhe pasi të jetë larë goja me ato të grupit tënd, mund të vish dhe ta mbushësh gojën me baltë për kolegët socialistë...”, u shpreh Gogu.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! Bardhi: Ju urdhëroi vëllai i Olsit


A.Q/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

 Drejtoresha e AKSHI-t mes TOP 100 drejtuesve publikë më të suksesshëm në botë për inovacionin dhe implementimin e Inteligjencës Artificiale në digjitalizim

Drejtoresha e AKSHI-t mes TOP 100 drejtuesve publikë më të suksesshëm në botë për inovacionin dhe implementimin e Inteligjencës Artificiale në digjitalizim