Tensione mes Gjermanisë dhe Rusisë, Putin: Do dëbojë nga Moska diplomatët gjermanë

Tensione mes Gjermanisë dhe Rusisë, Putin: Do dëbojë nga Moska diplomatët gjermanë

Ndërsa në Paris u zhvillua samiti për marrëdhëniet Rusi-Ukrainë, inicuar nga Macron, Merkel, Putin dhe Zelensky, po shfaqen elementë të rinj në lidhje me një krim që lidh Rusinë me Gjermaninë që nga muaji gusht, vrasjen e një ish komandanti rebel çeçen në një park në Berlin. 

Në një konferencë për shtyp, presidenti rus tha se viktima ishte gjithashtu një vrasës, i përfshirë në gjakderdhje në territorin rus dhe se Moska ka kërkuar ekstradim e tij por më kot.

Hetuesit gjermanë pretendojnë se kanë prova se vrasja e gjeorgjianit në kryeqytetin e tyre ndodhi me kërkesë të Rusisë dhe Çeçenisë, të cilët gjithmonë kanë mohuar çdo përfshirje në çështje.

Pas ngjarjes, Gjermania dëboi nga vendi dy diplomat rus por e njëjta gjë mund të ndodhë me personelin gjerman në Rusi, ka kërcënuar presidenti rus Vladimir Putin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar