Tensione mes Ukrainës dhe Rusisë në vijën kufitare, Biden telefonon Zelenskin: Gëzoni mbështetjen e patundur të Amerikës
Forcat ushtarake në Ukraine
Presidenti Joe Biden i ofoi Ukrainës mbështetjen e patundur të Amerikës në këtë periudhë të shkallëzimit të tensioneve mes Ukrainës dhe Rusisë në vijën kufitare. Presidenti amerikan e shfrytëzoi telefonatën e parë me Presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski të premten për të diskutuar situatën në rajonin e Donbasit.
Ukraina, vendet perëndimore dhe NATO-ja kanë shprehur shqetësim për përforcime trupash ruse të dërguara rishtazi pranë këtij rajoni në lindje të Ukranës, ku veprojnë grupe separatiste pro-ruse. Ata e akuzojnë Kremlinin se po përpiqet për t’u dhënë zemër separatistëve që të zgjerojnë territorin që kanë marrë nën kontroll që në 2014.
"Presidenti Biden riafirmojë mbështetjen e patundur të Shteteve të Bashkuara për integritetin territorial të Ukranës përballë agresionit të vazhdueshëm rus në Donbas dhe Krime,” thuhej në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.
Por të premten Kremlini u kundërpërgjigj me tone më kërcënuese duke thënë se Rusia mund të ndërmarrë “hapa shtesë” nëse Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja shtojnë praninë e tyre pranë kufirit rus në përgjigje të situatës në Ukrainën lindore.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov e akuzoi Ukrainën se po kryen “provokime të përsëritura” në rajon dhe tha se situata është “vërtetë e frikshme në vijën e kontaktit”.
Më herët këtë javë, Rusia tha se shkallëzimi i tensioneve në Donbass mund “të shkatërrojë” Ukrainën dhe paralajmëroi kundër dislokimit të forcave të NATO-s.
Konflikti mes Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë mori zjarr në 2014, pasi Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë dhe u doli në krah grupeve separatiste në lindje të Ukrainës./VOA
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55%
-
Jo
32.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 680
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pentagoni do të dërgojë 1.500 trupa aktive në kufirin me Meksikën, thonë zyrtarët
22 Janar, 20:54
-
Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij
22 Janar, 20:38
-
Kina përgatitet për një luftë të mundshme tregtare pasi presidenti Trump kërcënon të vendosë tarifa
22 Janar, 20:03
-
Anija ruse hyn në ujërat britanike, sekretari Mbrojtjes paralajmëron Putin: Ne ju shohim dhe e dimë se çfarë po bëni
22 Janar, 18:56
-
Departamenti i Shtetit anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA
22 Janar, 18:16
-
Ylli Pata: Pse Grenell takoi vetëm Luzim Bashën nga opozita?
22 Janar, 18:16
-
Chris Brown padit kompaninë Warner Bros për 480 milionë euro, shkak një dokumentar
22 Janar, 18:13
-
Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA
22 Janar, 17:47
-
Çfarë roli do të ketë Zonja e Parë në mandatin e dytë të Donald Trump?
22 Janar, 17:36
-
Arrestohet për pasurim të paligjshëm kryepsikiatri i ushtrisë së Ukrainës, kishte grumbulluar 1 milion $
22 Janar, 17:15
-
'Zoti Trump fu*k off', eurodeputeti danez 'lëshon gjuhën': Groenlanda nuk është në shitje (VIDEO)
22 Janar, 17:00
-
Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi
22 Janar, 16:28