Sipas tij, pas përfundimit të procesit të votimit është shkelur rregullorja për të deformuar votën e zgjedhësve, me qëllim grabitjen e mandatit. Të fshehur pas kësaj, prof. Laçi deklaron se janë ish-drejtues të këtij institucioni.
“Drejtues dhe ish-drejtues të Universitetit. Janë mësuar ta kenë Universitetin nën kontroll dhe duan të vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë”, tha prof. Laçi.
Ndërkohë, kryetarja e Komisionit të Zgjedhjeve të Fakultetit, Rozana Rushiti në vlerësimin e saj ka shpallur rezultatin e votimit për kandidatët për dekan, ku prof. Sabri Laçi ka 50.139 % të votave të fituara, ndërsa kandidatja tjetër prof. Aljula Jubani ka 49. 86% të votave.
“Këtu u duk sikur realisht u zgjat procesi, e në fakt u zgjat procesi sepse mendohej që duhej të ishte përfunduar më herët. Shpallësi i saj ishte përqindja”, u shpreh kryetarja e KZF
Në një prononcim për Report Tv, kandidatja për dekane e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, prof. Aljula Jubani deklaron se ky proces i zhvilluar me mosmarrëveshje nuk duhet të zgjatej dhe të tensionohej, për hir të modelit që u japin studentëve.
“Në të gjithë këtë situatë kaotike e absurde që është krijuar,ajo që është e rëndësishme është të ruhet dinjiteti i studenti, të ruhet dinjiteti i pedagogut”, deklaroi Jubani.
Pas vlerësimit të KZF, ku rezulton me një diferencë të vogël votash fitues prof. Laçi, ky i fundit ka deklaruar sërish se do i shkoj në fund animimit.
Megjithatë, rezultati final mbetet në dorën e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve.
“Shpalljen e rezultateve e dërguam në një institucion që është më lart se sa ne që është KIZ-i, dhe më pas KIZ vazhdon procedurën më tej për shpalljen e fituesit sipas përcaktimeve të rregullores së Ministrisë së Arsimit”, tha kryetarja komisionit të fakultetit.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO









