Izraeli nisi sulmet ajrore me raketa duke synuar vendet e supozuara të prodhimit dhe ruajtjes së armëve në Gaza të enjten e djeshme.
Në një deklaratë, ministria e Mbrojtjes tha se avionët luftarakë goditën një vend të prodhimit të armëve në Gaza-n qendrore në pronësi të Hamasit, grupit militant palestinez që drejton Gazën.
Paralelisht, u godit një kompleks ushtarak që i përkiste Organizatës Terroriste Hamas në Rripin verior të Gazës, i cili gjithashtu përdorej si një depo për ruajtjen e armëve detare, shkruan CNN.
Sulmet ajrore vijnë pas vdekjes së të paktën 11 palestinezëve në Nablus në Bregun Perëndimor të pushtuar të mërkurën, që ndodhi gjatë një bastisjeje nga ushtria izraelite që solli plagosjen e më shumë se 500 personave. Një nga të vdekurit e shënjestruar në sulmin në Nablus ishte një anëtar i Hamasit dhe dy ishin komandantë të Xhihadit Islamik, thanë më herët dy grupet militante.