Tensione në Maqedoni, plumba
kandidatit për këshilltar/VIDEO

Tensione në Maqedoni, plumba<br />kandidatit për këshilltar/VIDEO<br>
Tensionohet fushata politike në Maqedoni, pasi  gjatë mbrëmjes së sotme në Kërçovë kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre dhe kandidati i pavaruar për këshilltar Alit Abazi.
 
Ngjarja ka ndodhur pak metra larg rajonit të policisë, ndërsa të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Shkupit për të marrë ndihmën mjekësore.
 
Policia ka arrestuar një person me iniciale A.A, që  mendohet të jetë agresori i këtij sulmi me armë.
 
Ngjarja ka ndodhur  në bulevardin “Liria”, lajmi konfirmohet dhe nga Ministria e Brendshme Të Maqedonisë

Mediat vendase transmetojne se shkak për ngjarjen kanë qenë disa mosmarrëveshje  për të cilat është zhvilluar dhe proces gjyqësor.


 Njoftimi i plotë nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë për ngjarjrn në Kërçovë:
 
A.A. i lindur në vitin 1959 sonte rreth orës 18:45 minuta në Bulevardin “Liria” ka takuar dhe ka gjuajtur në drejtim të tyre D.A. gjithashtu i lindur në vitin 1959 dhe SH.D. i lindur në vitin 1963, që të tre nga Kërçova.  Personat me iniciale D.A. dhe A.A për shkak të lëndimeve serioze janë nisur për në klinikat e Shkupit, derisa SH.D. është ndalur për kurim në spitalin e Kërçovës”, njoftojneë nga Sektori për Punë të Brendshme.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)