Tensione në Mesdhe, Greqia akuzon Turqinë për përshkallëzim të situatës në Egje

Tensione në Mesdhe, Greqia akuzon Turqinë për përshkallëzim të situatës në Egje

Bisedimet e rinisura në 25 janar të `këtij viti, duket se nuk kanë ndaluar Greqinë dhe Turqinë të fillojnë me akuzat.  Të premten, Greqia e akuzoi Turqinë se po dëshiron të “provokojë përshkallëzim të situatës” në Detin Egje, përmes manovrave “të rrezikshme” dhe ndihmës që po u jep emigrantëve të paligjshmëm.

“Mëngjesin e sotëm, Rojet bregdetare greke kanë raportuar për një sërë incidentesh me Rojet bregdetare turke, të cilat kanë shoqëruar anijet me emigrantë deri te kufiri me Evropën, në përpjekje për të provokuar përshkallëzim me Greqinë”, tha Ministria e Migracionit e Greqisë.

Në një prej incidenteve të pretenduara, Greqia tha se dy anije të marinës së Turqisë, tentuan “të shtynin” një anije me emigrantë në ujërat greke.

Rojet bregdetare greke më herët njoftuan se një nga anijet e tyre në afërsi të ishullit Lesbos ishte “sulmuar ” nga një anije turke, e cila, sipas autoriteteve greke, ishte përfshirë në “manovra të rrezikshme”.

Greqia publikoi një video ku shihej një anije e marinës turke, që kalonte me shpejtësi pranë një anijeje greke.  Athina ka paralajmëruar Ankaranë

/J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve