Zemërimi pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë është zhvendosur në rrugët e Prishtinës. Një grup protestuesish ka rrethuar bazën e EULEX-it, duke e qëlluar me gurë dhe duke thyer disa xhama të godinës.

Pamjet që vijnë nga gazetari i Report TV tregojnë situatën pranë bazës, ndërsa protestuesit shprehin revoltën e tyre pas dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së me gjithsej 81 vite burg.


Lajmi kryesor:

Tensione në Kosovë pas dënimit të liderëve të UÇK-së, qytetarët sulmojnë me gurë e shishe uji zyrat e EULEX! Në Hagë përplasen me policinë, hipin mbi makina (VIDEO+FOTO)