Mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin 'Skënderbeu'  në Prishtinë, ku po ndjekin transmetimin e seancës nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Me flamuj dhe simbole të UÇK-së, qytetarët shihen duke duartrokitur dhe brohoritur ‘UÇK’.

lajm ne perditesim....

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:05
Prizreni në pritje të vendimit të Hagës, qyteti ‘vishet’ me flamujt e UÇK-së (VIDEO)

 

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë nisur shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Në Prizren, ashtu si edhe në qytete të tjera të Kosovës, qindra njerëz janë janë në pritje të vendimit.

Qyteti historik është mbuluar me flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Qytetarë të shumtë po ndjekin zhvillimet nga afër ne sheshin kryesor "Shadervan" ndërsa flamuri i UÇK-së është vendosur edhe në të gjitha xhamitë e qytetit.

 

Ora 09:51
‘Kosova po pret’/ Qytetarë mbushin Prishtinën në mbështetje të ish-liderëve të UÇK-së (PAMJET ME DRON)

Qindra qytetarë me flamuj kombëtar dhe me flamujt e UÇK kanë mbushur sheshin në Prishtinë për të ndjekur live gjyqin në Hagë.

Nga pamjet me dron që sjell Report Tv shihen edhe banderola gjigante të ish-krerërve të UÇK-së dhe ‘Kosova po pret’.