Tensione për zgjedhjet në Dibër
dhunohet administratori i PSVideo/ “Guxo afrohu, guxo” Shehu kërcënon policin

Tensione për zgjedhjet në Dibër<br />dhunohet administratori i PSVideo/ “Guxo afrohu, guxo” Shehu kërcënon policin
Vetëm 3 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve për bashkinë e Dibrës, kanë nisur edhe tensionet e para mes paleve duke shënuar edhe incidente.

Situata parazgjedhore në Dibër është tensionuar ndjeshëm, pasi mbrëmjen e kësaj të enjte është dhunuar barbarisht Administratori i Komunës Tomin, Nuri Meda.

Sipas Partisë Socialiste, përgjegjësit për dhunimin e kreut të njësisë Tomin janë disa eksponentë të PD, të importuar nga Tirana.

Koordinator i PS për zgjedhjet në Dibër, Damian Gjiknuri deklaron se PD po ushtron terror në Dibër. Ai i bën thirrje Bashës që të tërheqe falangat e krimit.

"Mbi të gjita terrorin që po ushtrojnë në Dibër për mbi një javë me kryedeputetë të Partisë Demokratike dhe me hordhi të mbledhura nga këdo gjoja për të terrorizuar këtë popullsi. Unë ju bëj thirrje qytetarëve që të jenë të qetë se fitorja është e sigurt, doktor Muharremi e ka marrë mbështetjen e popullit dhe nuk ka gjë që ta tjetërsojë votën e dibranëve.I them Lulëzim Bashës të tërheqi të gjitha falangat e krimit që i ka sjellë në Dibër dhe që akuzon gjoja shtetin apo na akuzon ne në lidhje me krimin apo me mafien. I bëj thirrje organeve të drejtësisë dhe policisë të marrë masa të ruaj rendin dhe të evitojë ngjarje të tjera të paparashikuara sepse qytetarët dibranë nuk meritojnë të përdhunohen në shtëpitë e tyre nga njerëz që skanë lidhje me dibrën apo militantë", deklaroi Gjiknuri

Por ndryshe nga sa njofton PS, sipas PD, Nuri Meda u kap duke blerë vota. PD nuk mohon dhunën ndaj Administratorit Meda, pasi në asnjë rast nuk e përgënjeshtron ngjarjen. PD deklaron se Nuri Meda dhe Robert Aga jane kallzuar penalisht ne prokurori për blerje votash


Dhunimi i Administratorit te Komunës Tomin, Nuri Meda, konfirmohet edhe nëpërmjet fotove. Meda ka marrë fraktura në pjesën e syrit të majtë.

nuri meda
nuri meda
nuri meda
(Nuri Meda, administratori i njesise Tomin i dhunuar në Dibër)

Sipas shtabit elektoral të kandidatit të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” Muharem Rama, militantë të Partisë Demokratike kanë dhunuar barbarisht administratorin e komunës Tomin, 56 vjeçarin Nuri Meda në një kohë kur ai ishte në kryerje të detyrës së tij. Meda ndodhet aktualisht në Spitalin e Dibrës në gjendje të rëndë.

Dirtan Selishti
(Në foto Dritan Selishta, personi që dhunoi Nuri Meden sipas PS)

Dhunimi është kryer në kohën kur disa eksponentë të Partisë Demokratike me në krye Dritan Selishtën dhe grupin e koordinuar nga Agron Kuliçi ishin në veprim duke shpërndarë para për të blerë vota. Të kapur në flagrancë ata kanë goditur barbarisht administratorin e komunës Tomin. 

PS, Gjylameti: Dhuna nga persona nga Tirana, Flamur Noka po shkatërron zgjedhjet.

Deputetja e PS, ka reaguar pas incidentit të ndodhur në Dibër, ku u dhunua administratori i njesisë Tomin. Sipas saj Nuri Meda është dhunuar nga një grup i PD që shpërndante lekë për të blerë votat. Në një lidhje telefonike për Report Tv, Gjylameti deklaroi se Flamur Noka po tenton të shkatëroje zgjedhjet. Gjylameti tha se Noka dhe ish-drejtues të policisë i bëjnë presion qytetarëve.

"Deputete të PD të kryesuar nga flamur noka tentojnë të shkatërrojnë klimën e mirë të zgjedhjeve duke shkaktuar incidente. Noka merr në telefon dhe bën presion administratës dhe qytetarëve. Noka shoqërohet nga ish-drejtues të policisë. Nuri Meda është dhunuar nga një grup që po shpërndante leke për blerjen e votove.
Personat që dhunuan administratorin janë strehuar në shtabin e Pd. Do të ketë një denoncim në prokurori për të gjithë personat e implikuar. PS ka nisur denoncimin.
Do bëjmë padi ndaj gjithë drejtestesve të fushatës së PD të përfshirë në dhunimin. Pd po shikon që ka humbur terrenin në dibër. Pd sjell njerëz të importuar në dibër, fitorja e ps e sigurtë. I bëjmë thirrje pd të mos demtojë klimen e zgjedhjeve në Dibër
", deklaroi Gjylameti




 Zëdhënësi i Muharrem Rames: Dhunuesit nuk janë nga Dibra, janë të importuar

 Zëdhënësi i kandidatit Muharrem Rama ka deklaruar se personat që dhunuan administratorin Nuri Meda nuk kanë lidhje me Dibrën. Sipas Mezin Shehit, agresoret janë militant të PD dhe janë të importuar nga Tirana

"Ngjarja rreth orës 21:20, Nuri Meda ishtë në krye të detyrës kur u dhunua. Ai ka parë një grup militantësh që shpërndanin lekë në fshat. Njëgrup të rinjsh të pd të importuar janë konfliktuar me nuri meden. Ngjarja nuk është e shkëputur, ku i njëjti grup i pd ka shfaqur këto lloj problemesh. Kundërshtari e ndjen frikën e humbjës, ndaj inskenon ngjarje të tilla. Ftojmë policinë që të marrë masa dhe qytetarë të qendrojnë të qetë, deklaroi Mezin Shehi

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron