Tensione te Juventus, Paredes përplaset me Allegrin para tifozëve

Tensione te Juventus, Paredes përplaset me Allegrin para tifozëve

Allegri dhe Paredes

Humbja e fundit me Lazion ka sjellë një klimë të tensionuar te Juventusi. Në stërvitjen e fundit të djeshme, trajneri Allegri dhe Paredes janë përplasur para 300 tifozëve në Continassa.

Bardhezinjtë u stërvitën para rreth 300 tifozëve në qendrën e tyre stërvitore në Continassa, ku disa prej tyre ishin mbledhur për të parë ekipin duke u përgatitur për ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Sporting Lisbonës të enjten.

Ndërsa lojtarët ndaluan për foto dhe për të nënshkruar disa autografe, tensionet po rriteshin mes Paredes dhe Allegrit, raporton La Gazzetta dello Sport. Sipas raportimit, mesfushori ishte tejet i nervozuar dhe u fut përsëri në dhomën e zhveshjes, disa metra pas trajnerit të tij, përpara se të largohej përfundimisht  pak çaste më vonë.

Para një pjese të madhe të skuadrës së Juventusit, Paredes filloi të përballet me Allegrin për mungesën e hapësirave për të luajtur që kur huazimi i tij në Torino nga Paris Saint Germain filloi në gusht.

U raportua gjithashtu se Paredes ishte i zemëruar për shkak se ai e humbi vendin e titullarit nga 21-vjeçari, Enzo Barrenechea që shpesh preferohet në formacionet fillestare të Allegrit. Kaq armiqësor ishte diskutimi mes mesfushorit të huazuar dhe trajnerit të Juventusit, sa Paredes nuk qëndroi për drekën e planifikuar me pjesën tjetër të stafit dhe trajnerit.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • samiu: 11/04/2023 13:24

    te largohet urgjrntisht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

E Premtja e Zezë/ Fier, besimtarët ndjekin meshën e drejtuar nga Metropoliti Hirësia Nikolla në Katedralen e Shën Gjergjit

E Premtja e Zezë/ Fier, besimtarët ndjekin meshën e drejtuar nga Metropoliti Hirësia Nikolla në Katedralen e Shën Gjergjit