Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu ka kërcënuar sërish Greqinë mëngjesin e së martës, duke përdorur ndër të tjera shprehjen “kush mbjell erë, korr stuhi", raportojnë mediat e huaja.
Me rastin e konferencës për shtyp me homologun rumun në Ankara, Cavusoglu iu referua çështjes së stërvitjeve ushtarake në ishujt lindorë të Egjeut dhe tha se “mund të vijmë papritur një natë. Nuk do të heshtim përballë kërcënimeve”.
Ministri i Jashtëm pohoi se “ishujt që ka pajisur Greqia iu dhanë Turqisë nga traktatet e Lozanës dhe Parisit me një kusht. Greqia nuk mund t’i pajisë këto ishuj”.
Duke vazhduar me të njëjtin ton të përdredhur, Çavusoglu akuzoi Greqinë për “shkelje të drejtpërdrejtë të këtyre dy marrëveshjeve. Greqia nuk dëshiron paqe. Ajo shkel marrëveshjet e paqes. Ne dërguam argumentet tona ligjore. Ne pamë përgjigjet e tyre, përgjigje që janë thjesht demagogjike politikisht”.
Duke shkuar një hap më tej, ai nisi kërcënimet duke thënë se “nëse Greqia nuk tërhiqet nga kjo shkelje, duhet të diskutohet çështja e sovranitetit të këtyre ishujve. Nuk mund të heshtim për këtë çështje. Ose Greqia do të bëjë një hap prapa ose ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme. Prandaj presidenti ynë tha shprehjen “mund të vijmë papritur një natë”. Nuk mund të vuajmë në heshtje. Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme”.
“Greqia të mos harrojë se kush mbjell erë, korr stuhi. Nëse nuk doni paqe, ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme, papritmas një natë”, përfundoi Mevlut Çavusoglu në referencën e tij provokuese për Greqinë.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Debati për ish-agjentin e FBI, sipas jush kush ka të drejtë?
-
Qeveria
70.2%
-
Opozita
18.4%
-
Nuk e di
11.4%
Vota total: 924
Lajme të tjera
-
Greqia financon autostradën me Shqipërinë pas gati 20 vitesh diskutime
1 Shkurt, 21:11
-
Turqia i ‘mbyll derën’ Suedisë: Të mos përpiqet kot, s’do themi kurrë ‘po’ për NATO-n për aq kohë sa lejojnë djegien e Kuranit
1 Shkurt, 12:53
-
Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll
1 Shkurt, 11:55
-
I biri humbi jetën pas rrëzimit të avionit ushtarak në detin Jon, rrëqeth i ati: Instiktivisht e ndjeva se ishte djali im
1 Shkurt, 09:32
-
Skandali i përgjimeve dhe rrëzimi i mundshëm i qeverisë greke
1 Shkurt, 08:18
-
SHBA lëshon një tjetër paralajmërim për sulme të mundshme terroriste në Turqi pas djegies së Kuranit
31 Janar, 16:28
-
Vijojnë tensionet Suedi-Turqi, digjet flamuri suedez në Indonezi pas grindjes së NATO-s
30 Janar, 22:37
-
Rrëzohet në det avioni F-4 në Greqi, gjendet i vdekur nënkomandati 29 vjeçar! Vijojnë kërkimet për kapitenin e zhdukur
30 Janar, 16:43
-
Djegia e Kuranit ngre shqetësime për sulme të mundshme në vende të shenjta të krishterëve! SHBA paralajmëron qytetarët e saj në Turqi
30 Janar, 16:08
-
Tragjedi në Greqi, futbollisti 46-vjeçar pësoi infarkt në fushë! Lojtari ndërron jetë në spital
30 Janar, 07:56
-
Vrau 'amerikanin' në Greqi, dëshmia e 38 vjeçarit shqiptar: Më shiti kokainë të prishur
29 Janar, 08:32
-
Djegia e Kuranit dhe protestat në Suedi, Erdogan i prerë : Nëse nuk tregoni respekt për Turqinë s’mund të merrni asnjë mbështetje nga ne
28 Janar, 22:38