Tensionet Erdogan-Macron, bojkotohen mallrat franceze në disa vende arabe

Tensionet Erdogan-Macron, bojkotohen mallrat franceze në disa vende arabe

Valët e shumta të zemërimit kanë përfshirë vende të ndryshme ku protestues të zemëruar mbushën rrugët në veri të Sirisë e jo vetëm, protestues të cilët nuk munguan as jashtë ambasadës franceze në Bagdat dhe në Pakistan.

Reagimi erdhi pas qëndrimit të presidentit Emmanuel Macron i cili ka mbështetur karikaturat që përshkruajnë profetin Muhamed dhe duke kritikuar islamistët u zotua që të mos hiqte dorë nga karikatura të tilla.

Por për botën islame përfaqësimi vizual i profetit është rreptësisht i ndaluar e madje cilësohet blasfemi.

Emmanul Macron komentoi mbi islamin pas vrasjes së mësuesit Samuel Paty, komente që ai i mbron në bazë të lirisë së shprehjes. Prej ditësh ka reaguar edhe presidenti turk Erdogan që së fundmi ka bërë thirrje që të bojkotohen mallrat franceze, produkte cilat aktualisht janë bojkotuar nga Jemeni, Katari, Algjeria dhe Kuvajti.

Ngjarjet e fundit përshkallëzojnë edhe tensionet mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian, të cilët i bëjnë thirrje Erdogan të mos prishë mundësitë për dialog dhe anëtarësim.

"Nëse vazhdojmë të shtojmë  tensionet me provokime kundër Bashkimit Evropian ose një anëtari të Bashkimit Evropian, atëherë do të mendojmë se çfarë mund të bëjmë për veprime apo deklarata të tilla”, u shpreh Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Europian.

Presioni i shtuar nuk i ka ndihmuar negociatat e Turqisë për t'u bashkuar me BE, diskutimet e filluara në 2005 që vijojnë të mbeten pezull.

E nga ana tjetër raportet me Francën janë tensionuar për një sërë çështjesh përfshirë Sirinë, Libinë, e së fundmi edhe kërkimet në ujërat e Mesdheut Lindor.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim