Tensionet Greqi-Turqi, tanket turke “pushtojnë” kufirin, alarmohet pala greke (VIDEO)

Ulja e tensioneve dhe rinisja e bisedimeve për përcaktimin e kufijve detarë mes Turqisë dhe Greqisë, duket se nuk ka ndaluar ushtrinë turke të zhvillojë manovra të shumta ushtarake në kufirin me Greqinë. 

Forcat tokësore turke kanë kryer një stërvitje shumë pranë kufirit me Greqinë, ku tanket kanë ‘pushtuar të gjithë vijën e kufirit, një lëvizje e cila është quajtur si provokim nga mediat greke.

Gjatë stërvitjes ata kanë simuluar kalimin e një lumi nga tanket e fuqishëm “Leopard2”. Kjo gjë është ndjekur me shumë shqetësim nga pala greke, për shkak se e gjithë vija e kufirit ndahet nga lumi Evros, kalimin e të cilit turqit e simuluan gjatë stërvitjes.

Në pamjet të cilat u bënë publike ushtria turke ka publikuar pamje të momentit të ngritjes së një ure të lëvizshme në kohë rekord dhe kalimin sipër saj të disa tankeve të rëndë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Tentuan të kalojnë kanalin La Mansh për të shkuar në Britani, humbin jetën 5 emigrantë! Mes tyre një fëmijë

Tentuan të kalojnë kanalin La Mansh për të shkuar në Britani, humbin jetën 5 emigrantë! Mes tyre një fëmijë